Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Javier Bardem: Përpara se të bëhesha aktor, kam punuar si striptist

Lapsi.al 13 March 2022
Javier Bardem: Përpara se të bëhesha aktor, kam punuar si

Aktori i njohur ,Javier Bardem ka zbuluar së  fundmi një  nga punët që  ka bërë para se të futej në botën e aktrimit.

Gjatë intervistës me Ellen De Generes, Javier  tregoi se kur ishte në të 20-at e tij në atë kohë, atij i ofrua një vend pune pasi performoi  për gruan e një shoku, ndërsa ishin duke festuar në një disko."Fillova të kërcej në pistën e vallëzimit dhe pronari i diskos më tha: "A do ta bësh këtë çdo të premte?" Dhe unë thashë: "Po, sigurisht!" Sepse isha i dehur”, shpjegoi aktori. "Pastaj më punësuan! Më duhej të performoja të premten tjetër dhe isha aq nervoz sa thirra mamin dhe motrën time që të më shoqëronin në numrin tim të striptizmit."

Ai rrëfeu se kishte vetëm pak njerëz të pranishëm për ta parë atë të performonte "You Can Leave Your Hat On" të Joe Cocker-it me një kostumtë grisur. "Nuk ishte askush, mendoj se ishin tre persona atje dhe ishte shumë e turpshme, por e bëra," tha Bardem. “Dmth, unë jam një interpretues dhe kam dhënë fjalën time, kështu që kam qenë një striptist për një ditë”.Kur Ellen  e pyeti nëse do të ishte i interesuar për të marrë pjesë në filmin e ardhshëm 'Magic Mike', aktori  hodhi poshtë sugjerimin. "Po, ata më kërkuan të luaja pjesën ku plaku hyn dhe përpiqet të bëjë diçka dhe ata e ndalojnë atë,"u shpreh Javier me shaka. "Jo, ata djem e dinë se çfarë po bëjnë."/Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI