Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Ukrainë/Dashuri në kohë lufte, fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit

Lapsi.al 12 March 2022
Ukrainë/Dashuri në kohë lufte, fotot që po bëjnë

Ushtarët duke puthur gratë dhe të dashurat para se të shkojnë për të luftuar; Nënat që mbrojnë fëmijët e tyre; Dasma në mes të bombardimeve – Dashuria në Ukrainë gjen mënyra të papritura për t’u shfaqur, edhe në kohë lufte.

Një djalë, i mbërthyer deri në grykë për luftë, fillimisht u ul në gjunjë përpara të dashurës së tij dhe i zgjati një unazë. Ajo e përqafoi me gëzim e kapur në befasi, ndërsa shokët ushtarë brohoritnin me automatikët nën krah.

Shumë momente janë filmuar me celular, sepse kushdo që është atje po gjen një mënyrë për të ndarë momente të lumtura, mes gjithë kaosit.

Në një video duket qielli i mbushur me petale dhe konfeti, ndërsa dy ushtarë, Lesya dhe Valeria, u martuan. Videoja u postua në Twitter nga kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klychko, duke komentuar me krenari: "Jeta vazhdon! Ne do të mbrojmë jetën e Kievit dhe shtetit tonë”.

Edhe përballë frikës më të tmerrshme, dashuria jep shpresë.

Nga ana tjetër, prej disa kohësh nuk ka asnjë lajm nga Rusia, sepse të flasësh për luftë rrezikon 15 vite burg. Por pak para se të fikeshin me forcë “dritat e prozhektorëve”, patëm vajtimin e dëshpëruar të shumë nënave, të cilave po u mohohet funerali i fëmijëve të tyre ushtarë, që vdiqën në Ukrainë.

Më poshtë disa foto që flasin më shumë se fjalët.

Të këshilluara

Studimi i ri, në cilën moshë piqen burrat

Studiuesit në Shtetet e Bashkuara prezantuan një studim në të cilin ata konkludojnë se burrat mund të konsiderohen të rritur, vetëm kur mbushin 54 vjeç. Për të ...

14:45

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI