Flash

Rama: Shteti do të paguajë 50% të shpenzimeve për naftë për të gjithë qeveritarët, të tjerat nga xhepi i vet

Lapsi.al 12 March 2022
Rama: Shteti do të paguajë 50% të shpenzimeve për naftë

Të gjithë anëtarët e qeverisë do të paguajnë gjysmën e shpenzimeve të tyre për karburant. Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit Edi Rama për administratën publike dhe qeverinë, duke theksuar se qeveria do të paguajë vetëm 50% të shpenzimeve për naftë për të gjithë funksionarët publikë.

"Qeveria do të paguajë vetëm 50% të shpenzimeve të zakonshme për naftë për të gjithë funksionarët publikë, duke filluar që nga unë, që nga ministrat, e drejtuesit e administratës pjesën tjetër lë ta paguajnë nga xhepi"- tha Rama.

Rama ka dalë në një video live në Facebook për të shpjeguar detaje e “paketës së Rezistencës” me qëllim përballimin e pasojave të krizës nga rritja e çmimeve. Kreu i qeverisë u shpreh sot i vendosur se taksat e naftës nuk do të hiqen.

Në fillim të komunikimit, kryeministri tha se i vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s që proteston për pasojat e luftës në Ukrainë. Në vijim të reagimeve të mëparshme, Rama ka shpërthyer ashpër edhe ndaj protestave në vend dhe veçanërisht ndaj asaj të sotmes duke thënë se po zhgarravitet e githë Shqipëria në sytë e botës duke sajuar fakte të paqena.

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI