Flash

Bilanci ditor: Asnjë humbje jete nga Covid-19, regjistrohen 69 raste të reja

Lapsi.al 12 March 2022
Bilanci ditor: Asnjë humbje jete nga Covid-19, regjistrohen 69 raste

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat mbi situatën epidemiologjike në vend. Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit nuk ka ndërruar jetën asnjë qytetar për shkak të COVID-19, ndërsa 69 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Gjendja duket e lehtësuar edhe në spitalet COVID, ku po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 177 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,270 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Mars 2022)

Raste të reja ditore           69

Të shëruar në 24 orë        177

Të shtruar në spitale         42

Humbje jete në 24 orë        0

Testime ditore                   1469

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI