Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Alec Baldwin pasi e vrau kineasten tani po e fajëson

Lapsi.al 12 March 2022
Alec Baldwin pasi e vrau kineasten tani po e fajëson

Aktori i njohur, Alec Baldwin paraqiti dokumente ligjore të premten duke mohuar çdo përgjegjësi për vrasjen e Halyna Hutchins.

Ai ka fajësuar kineasten e ndjerë për dhënien e udhëzimeve që çuan në aksidentin vdekjeprurës.

Dokumentet e tij zbulojnë gjithashtu se Baldwin bëri një “përpjekje shteruese” për të mbledhur ekipin për të përfunduar filmin edhe pasi një mori padish e fajësuan atë për vdekjen e Hutchins.

“Ky është një rast i rrallë kur sistemi u prish dhe dikush duhet të mbahet ligjërisht fajtor për pasojat tragjike”, shkroi avokati i yllit, Luke Nikas, në një dosje arbitrazhi të publikuar nga Deadline.

“Ai person nuk është Alec Baldwin”, thuhet në dosje, duke shtuar se ai është thjesht “një aktor”.

Baldwin është në cilësinë e të pandehurit në lidhje me tragjedinë e rëndë, ku mbeti viktimë kineastja, nëna e një fëmije.

Ngjarja ndodhi me 21 tetor të 2021, ndërsa ende hetimet nuk janë mbyllur.

Në dosjen e fundit dalë nga hetimet, thuhej se aktori nuk ishte përgjegjës për vdekjen e saj, sepse ishte siguruar se arma që po përdorte në skenë nuk përmbante plumba të vërtetë dhe gjithashtu sepse ai nuk kishte përgjegjësi për kontrollin e armëve në set, siç roportoi fillimisht gazeta prestigjoze New York Times.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI