Flash

Nuk ndalen protestat/ Sindikata e taksistëve del përpara kryeministrisë: Jemi në prag falimenti

Lapsi.al 11 March 2022
Nuk ndalen protestat/ Sindikata e taksistëve del përpara

Kjo e premte ka nisur me një sërë protestash që kanë përfshirë vendin kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve bazë të shportës ushqimore. Sindikata e taksistëve ka dalë për të protestuar para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të karburantit. Ata kërkojnë që të ulet çmimi i naftës, të hiqet taksa e akcizës dhe TVSH për këtë kategori si dhe të rishikohet neni që i ndalon ata të marrin pasagjerë në kthim.

"Kjo është një protestë paqësore, dhe kërkojmë të drejtat tona që nga viti 2009. Bashkia ka ca oligarkë me ca kompani fantazma. Prej pardje deri më sot taksisë i duhen 10 mijë lekë më shumë. Taksistët janë në zgripin e fundit. Paguajmë shumë taksa. Taksisti nuk faturon çmimin kemi taksimetër, zbatojnë taksimetër dhe janë totalisht të djegur. Përveç trafikut na u shtua edhe nafta. Shkresat që kemi çuar, kanë mbetur në vesh të shurdhër. Do të protestojmë në të gjithë vendin.  Populli s’ka bukë të hajë këto na tregojnë ne makinat elektronike. Ku i kemi ato lekë ne?! Ky po na detyron ne që të mbyllim taksitë tona, dhe të punojmë për ato. Nuk do të zvarritemi dhe të presim lëmoshë. Keni dëgjuar ndonjëherë kryetarin e bashkisë të flas për ne. Ku i gjeti flotat ai? 1 mln euro për të blerë makinat e tyre. Ku i gjetën këto lekët ato" shprehet kreu i sindikatës, Bilbil Cara.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI