Flash

Vrau çiftin dhe fëmijët/ 61-vjeçari grek rrëfen si masakroi familjen shqiptare në dhomën e tyre të gjumit

Lapsi.al 10 March 2022
Vrau çiftin dhe fëmijët/ 61-vjeçari grek rrëfen si

61-vjeçari grek i cili vrau 4 anëtarët e familjes shqiptare në qytetin Andradiva ka rrëfyer ngjarjen në polici. Një pjesë e deklaratës është zbardhur nga mediet greke, të cilat raportojnë se 61-vjeçari ka thënë që kishte shkuar te banesa e familjes Kocaj për të ushqyer qenin, por më pas u përlesh me ta.

"Nuk u ktheva në shtëpi për të kërkuar paratë, por për t’i dhënë ushqim dhe ujë qenit tim”, ka thënë ai, duke pretenduar se ishte telefonuar nga nëna e tij që banonte një kat më sipër familjes shqiptare, e cila i ishte ankuar se po i shkaktonin probleme.

“Shkova në shtëpinë e tyre dhe u konfliktuam. Gjatë sherrit ishim në dhomën e tyre të gjumit. Aty i qëllova. Ata i kishin mbyllur uji dhe kishin fikur energjinë për nënë time të moshuar, e kishin lënë në errësirë. Atë ditë më mori duke qarë dhe më tha që ia kishin fikur dritat sërish. I telefonova dhe u përpoqa të normalizoja situatën. Por 32-vjeçari Armando Kloci më sulmoi verbalisht. Pastaj shkova të flisja nga afër. Konflikti verbal u kthye në përplasje mes të treve. Gjatë përleshjes ishin në dhomën e tyre të gjumit, i hodha në krevat dhe i qëllova”, ka thënë ai para hetuesve grekë.

Por, 61-vjeçari i cili ishte pronari i banesës ku qëndronte me qira familja shqiptare, nuk ka pranuar të tregoja përse vrau edhe dy fëmijët e mitur të çiftit, 2 dhe 3 vjeç, të cilët i mbyti me duar. Ai thotë se “nuk e mban mend” çfarë ka ndodhur me fëmijët. Ndërsa avokati i tij mbrojtës tha se kërkesa që kishte bërë për një ekspertizë psikiatrike për klientin e tij ishte refuzuar. 61-vjeçari u dërgua në burgun e Koridhalos.

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI