Flash

Si u bind Maluma për koncert në Tiranë

Lapsi.al 10 March 2022
Si u bind Maluma për koncert në Tiranë

Këngëtari i famshëm Maluma do të vijë në Shqipëri në datën 14 mars për të perfomuar në koncert në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Ndërkohë, ditën e sotme në “Shqipëria Live” Uarda Koci tregoi si u bind Maluma të vinte në Shqipëri më 14 mars.

Ajo tha se kur kishin komunikuar me stafin e këngëtarit, ata nuk e njihnin Tiranën dhe orentimin e bënë me shtetet fqinje.

Kompania organizatore ka ka arritur të bindë artistin duke iu referuar projekteve të suksesshme që kanë patur.

“Shqipëria është futur për herë të parë në një tur të një artisti me famë botërore”, shtoi Uarda, duke e konsideruar këtë si një eksperiencë shumë të bukur.

Koncerti ishte parashikuar të bëhej në 14 mars të vitit 2020 por u shty për shkak të pandemisë.

Maluma është i famshëm në të gjithë botën dhe këngët e tij janë ndër më të pëlqyerat.

Ai ka disa bashkëpunime me yje botërorë si, Shakira, Jason Derulo, Ricky Martin apo Madonna.

Këngët e tij numërojnë mijëra klikime në Youtube dhe vajzat (por edhe djemtë), çmenden pas muzikës së tij.

I lindur dhe i rritur në Medellín, ai krijoi një interes për muzikën në një moshë të re dhe filloi të regjistronte këngë në moshën 16 vjeçare. Ai publikoi albumin e tij debutues, “Magia”, një vit më vonë në 2012. Megjithatë, albumi i tij kryesor ishte “Pretty Boy” i 2015-ës , Dirty Boy, gjë që çoi në bashkëpunime të suksesshme me disa artistë.

Maluma ka një numër këngësh që janë renditur në top 10 në Billboard Hot Latin Songs, duke përfshirë “Felices los 4”, “Borró Cassette” dhe “Corazón.

Të këshilluara

Maluma lancon linjën e tij të parfumeve

Këngëtari i njohur Maluma ka lançuar së fundmi linjën e tij të parfumeve të quajtur Royalty by Maluma. Gjatë një interviste për 'Vogue', këngëtari rrëfeu s...

15:00

Eminem , artisti më i certifikuar në 'RIAA'

Reperi i njohur Eminem është bërë artisti më i certifikuar në historinë e Shoqatës së Industrisë së Regjistrimit të Amerikës duke fituar 73.5 milionë shitje të ...

12:08

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI