Flash

Përfundon operacioni "FIVE", arrestohen 35 persona

Lapsi.al 10 March 2022
Përfundon operacioni "FIVE", arrestohen 35 persona

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për operacionin e gjerë në bashkëpunim me SPAK që është realizuar në disa qytete të vendit. Uniformat blu bëjnë të ditur se pas një hetimi 3-vjeçar është finalizuar operacioni i koduar “FIVE”.

Janë goditur pesë grupe kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa janë ekzekutuar masat e sigurisë për 35 persona.

"Finalizohet pas një hetimi 3-vjeçar, operacioni policor i koduar “FIVE”.

Operacioni nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, nën drejtimin e SPAK-ut.

Të angazhuara në operacion, Drejtoria Hetimore, RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Elbasan dhe Kukës.

Goditen 5 grupe të strukturuara kriminale të sinkronizuar me njëri-tjetrin, që ushtronin veprimtari në fushën e narkotikëve.

Ekzekutohen masat e sigurisë për 35 shtetas.

Gjatë periudhës 3-vjeçare të hetimit janë sekuestruar 1 armë zjarri, municion luftarak, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojeve të ndryshme, qindra bimë narkotike, vaj hashashi dhe një sasi farash kanabisi.

Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Agjencitë e Zbatimit të Ligjit, në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2019, kanë finalizuar operacionin “FIVE”.

Gjatë hetimit proaktiv 3-vjeçar është provuar veprimtaria e kundërligjshme e 5 grupeve të strukturuara kriminale që vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Janë evidentuar 13 episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe kultivimit të bimëve narkotike në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, Prrenjas, gjatë periudhës mars 2019-nëntor 2020.

Pas provave të siguruara gjatë hetimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i  narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, për shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Forcat policore të përfshira në operacion kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

  1. D., 23 vjeç, E. Ll., 32 vjeç, A. K., 33 vjeç, S. K., 26 vjeç, Xh. A., 19 vjeç, K. D., 38 vjeç, S. D., 31 vjeç, F. R., 38 vjeç, H. R., 31 vjeç, H. R., 29 vjeç, A. K., 52 vjeç, Xh. F., 39 vjeç, V. P., 33 vjeç, F. D., 57 vjeç, L. L., 43 vjeç, E. K., 38 vjeç, B. B., 37 vjeç;
  2. M., 54 vjeç (punonjë policie SPZ, Tepelenë) dhe A. L., 45 vjeç (punonjës policie, DVP Gjirokastër), për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

  1. U., 38 vjeç, M. B., 21 vjeç, M. Z., 27 vjeç, S. B., 29 vjeç, M. T., 21 vjeç, A. M., 48 vjeç, A. Ll., 34 vjeç, A. P., 35 vjeç, N. L., 36 vjeç. H. V., 66 vjeç, L. K., 56 vjeç., K. D., 35 vjeç, K. L., 29 vjeç dhe E. P., 23 vjeç, të cilët aktualisht janë duke vuajtur dënimin, për vepra të tjera penale.

Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim disa persona të tjerë, të cilët nuk janë gjetur në banesat e tyre, gjatë operacionit për ekzekutimin e masave të sigurisë.

Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për shtetasin N. Ll. dhe masën e sigurimit personal “Detyrimi paraqitjeje”, për shtetasin A. Sh.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasi F. M., me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe shtetasi A. L., me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Për këta shtetas është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”.

Operacioni vijon për kapjen e personave në kërkim.

Materialet i kaluan Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI