Flash

Ndërron jetë aktori Conrad Janis

Lapsi.al 10 March 2022
Ndërron jetë aktori Conrad Janis

Aktori i njohur Conrad Janis ka ndërruar jetë në moshën 94 vjecare.

Lajmi u konfirmua nga menaxheri i tij i biznesit, Dean A. Avedon në një deklaratë për 'PEOPLE'."Conrad dhe gruaja e tij Maria ishin klientët e mi për më shumë se 35 vjet. Ata ishin dy nga njerëzit më të mirë, më të respektueshëm dhe bujarë që njoh.Kam shumë kujtime të bukura nga Conrad që më tregonte histori nga e kaluara e tij. Ai ishte një njeri i mahnitshëm që bëri një jetë vërtet të mahnitshme", u shpreh menaxheri. Sipas tij, aktori vdiq nga pleqëria. Vdekja e tij vjen gjashtë muaj pasi gruaja e tij, Maria Grimm, vdiq në shtator.

I lindur më 11 shkurt 1928, nga prindërit Harriet dhe Sidney,  Conrad ishte vetëm 17 vjeç kur u vlerësua për rolin e tij të parë në ekran si Ronald Stevens në filmin e vitit 1945. Gjatë dy dekadave të ardhshme, karriera e tij u ngrit pasi ai u shfaq në shumë filma dhe seri televizive, duke përfshirë Suspense, The Jeffersons dhe Happy Days, përpara se të merrte rolin e Fred McConnell në Mork & Mindy. /Lapsi.al

Të këshilluara

Javier Bardem: Si përfundova striptist

Javier Bardem njihet për shumë gjëra, por e dini që njëherë në jetën e tij, krejt aksidentalisht përfundoi striptist? Para se të shkoni më tej me fantazinë, na ...

17:10

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI