Flash

Javier Bardem: Si përfundova striptist

Lapsi.al 10 March 2022
Javier Bardem: Si përfundova striptist

Javier Bardem njihet për shumë gjëra, por e dini që njëherë në jetën e tij, krejt aksidentalisht përfundoi striptist? Para se të shkoni më tej me fantazinë, na lini t'ju themi se ishte vetëm për një ditë të vetme në jetën e tij!

Gjatë një interviste për The Ellen Degeneres Show, Javier tregoi se gjatë të 20-ave, doli për të festuar ditëlindjen e të dashurës së njërit prej miqve dhe pasi pronari i club-it e pa duke kërcyer në pistë, i bëri propozimin e papritur.

"Më tha nëse mund ta bëjë atë çfarë bëra çdo të premte. Unë i thashë menjëherë po sepse isha i dehur dhe s'e dija fare çfarë po thoshte. Ata më punësuan dhe kështu unë duhet të performoja të premten e ardhshme."

Ylli i filmave ishte kaq nervoz para shfaqjes së striptizmit sa kërkoi ndihmën e mamit para se nata të fillonte.

"Isha kaq nervoz sa i kërkova mamit dhe motrës të më shoqëronin kur të bëja performancën time."

Çfarë performoi Bardem? Sigurisht që "You Can Leave Your Hat On" nga Joe Cocker, por audienca nuk rezultoi ajo që prisnin.

"S'kishte njerëz thuajse fare. Ishin ndoshta 3 njerëz në club. Mbaj mend që ishte kaq e sikletshme, por e bëra. Kisha një punë dhe isha zyrtarisht performues."- përfundoi aktori.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI