Flash

Chris Brown reagon pas akuzës për abuzim seksual

Lapsi.al 10 March 2022
Chris Brown reagon pas akuzës për abuzim seksual

Këngëtari Chris Brown ka ndarë së fundmi  tekste të supozuara dhe mesazhe zanore nga gruaja që ngriti një padi prej 20 milionë dollarësh kundër tij për abuzim seksual.

Paditësja ( identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur) tregoi se  sulmi ndodhi në një jaht në shtëpinë e Diddy's Star Island.Por, përmes rrjetit të tij social, Instagram, Brown ka publikuar disa mesazhe  që ai pretendon se janë nga e njëjta grua, të cilat supozohet se janë dërguar pas datës që ajo pretendon se është abuzuar."Më Mungon. Pse luan me mua? Ti ishe më i miri që kam pasur", lexohet në një nga mesazhet e supozuara së bashku me një selfie.

“Nuk mund të hedhësh baltë mbi emrin tim .  Tani le të shohim nëse mediat do të ruajnë të njëjtën energji që kishin në përpjekje për të më shkatërruar mua, për të treguar historinë e vërtetë. Unë dhe ekipi im po marrim masa ligjore për këtë situatë. Ju nuk   mund të luani me njerëzit e tillë", shkruajti këngëtari në psotimSipas TMZ, avokati i gruas,  Ariel Mitchell konfirmoi se klientja e  saj i dërgoi këto tekste dhe mesazhe zanore. Muajin e kaluar, Departamenti i Policisë së Miami Beach nisi një hetim për dy akuza të veçanta të të bëra kundër Brown. Gruaja tjetër pretendon se ajo u takua me këngëtarin në një hotel vetëm disa ditë pas incidentit tjetër, duke pretenduar se i ra të fikët pasi ai i dha me forcë një "substancë pluhuri" në gojën e saj./Lapsi.al

Të këshilluara

Si u bind Maluma për koncert në Tiranë

Këngëtari i famshëm Maluma do të vijë në Shqipëri në datën 14 mars për të perfomuar në koncert në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet. Ndërkohë, ditën e sotme n...

09:44

Maluma lancon linjën e tij të parfumeve

Këngëtari i njohur Maluma ka lançuar së fundmi linjën e tij të parfumeve të quajtur Royalty by Maluma. Gjatë një interviste për 'Vogue', këngëtari rrëfeu s...

15:00

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI