Flash

Amy Schumer zbulon arsyen pse hoqi dorë nga filmi 'Barbie"

Lapsi.al 10 March 2022
Amy Schumer zbulon arsyen pse hoqi dorë nga filmi 'Barbie"

Aktorja Amy Schumer ka zbuluar  arsyen e vërtetë të largimit nga filmi "Barbie.

Aktorja e "Trainwreck" të cilës iu dha roli kryesor në filmin live-aksion të Sony bazuar në kukullën ikonike konfirmoi në mars 2017,se nuk do të ishte më në film, për shkak të angazhimeve në projekte të tjera.Mirëpo ,së fundmi  duke folur meThe Hollywood Reporter'  në lidhje me serialin e saj të ri Hulu Life & Beth komediania,  rrëfeu se dallimet krijuese në fakt e bënë atë të tërhiqej nga projekti.

“Ata definitivisht nuk donin ta bënin ashtu siç doja ta bëja unë, e vetmja mënyrë që unë isha e interesuar ta bëja”, u shpreh ajo për revistën.Schumer kujtoi se studioja i dërgoi asaj një palë këpucë Manolo Blahnik për ta uruar : "Ideja se kjo është pikërisht ajo që çdo grua duhet të dëshirojë, pikërisht aty, unë duhet të kisha thënë: "Ti ke gjetur vajzën e gabuar".Versioni i filmit fillimisht u përshkrua si një histori rreth dëbimit të Barbie nga Barbieland sepse nuk ishte mjaftueshëm perfekte, duke e futur atë në një aventurë të botës reale. Ishte planifikuar të dilte premierë në verën e vitit 2018.Pas largimit të saj, roli iu dha Anne Hathaway  si dhe Ryan Gosling në rolin e Ken./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI