Flash

Shefja operative e Meta: Lufta Ukrainë-Rusi nuk do të ndodhte nëse në krye do ishin gra

Lapsi.al 9 March 2022
Shefja operative e Meta: Lufta Ukrainë-Rusi nuk do të ndodhte

Shefja Operative e Meta-s, Sheryl Sandberg ka sugjeruar se Rusia dhe Ukraina nuk do të ishin në luftë nëse do të drejtoheshin nga gra.

"Asnjë shtet i drejtuar nga gratë nuk do të shkonte kurrë në luftë," i tha Sandberg, Hadley Gamble të CNBC.

Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë në fund të muajit të kaluar. Presidenti Vladimir Putin ka thënë se qëllimi i tij është "çmilitarizimi i Ukrainës", si dhe njohja e Krimesë si ruse dhe rajonet e kontrolluara nga rebelët Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura. Ukraina thotë se ka të drejtën e vetëvendosjes dhe se dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Sandberg tha se, nëse gjysma e botës do të drejtohej nga gratë, ajo beson se bota do të ishte "më e sigurt" dhe "shumë më e begatë".

Në ditët e para të pandemisë së koronavirusit, vendet e udhëhequra nga grate, si Zelanda e Re, performuan më mirë se homologët e tyre të drejtuar nga meshkujt, sipas ekzekutives së Meta-s.

Megjithatë, pandemia ka ngritur një sërë sfidash për barazinë gjinore, tha Sandberg. Covid ishte një “krizë e plotë për barazinë gjinore”, tha ajo, duke shtuar se pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore “po bie në të gjithë botën”.

"Covid ka zhdukur tri dekada e gjysmë përparim për gratë," tha Sandberg. Gratë po largohen nga fuqia punëtore për shkak të një ekuilibri të pabarabartë të punës në shtëpi".

Norma e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore të grave arriti në 57% në janar, që është niveli më i ulët që nga viti 1988, sipas analizës nga Qendra Kombëtare e Drejtësisë së Grave.

Të këshilluara

Maluma lancon linjën e tij të parfumeve

Këngëtari i njohur Maluma ka lançuar së fundmi linjën e tij të parfumeve të quajtur Royalty by Maluma. Gjatë një interviste për 'Vogue', këngëtari rrëfeu s...

15:00

Eminem , artisti më i certifikuar në 'RIAA'

Reperi i njohur Eminem është bërë artisti më i certifikuar në historinë e Shoqatës së Industrisë së Regjistrimit të Amerikës duke fituar 73.5 milionë shitje të ...

12:08

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI