Flash

Serbia do të ndalojë eksportet e vajit, grurit, misrit, miellit; Shqipëria merr 36% të drithërave

Lapsi.al 9 March 2022
Serbia do të ndalojë eksportet e vajit, grurit, misrit, miellit;

Serbia do të ndalojë eksportet e vajit, misrit, grurit dhe miellit duke filluar nga e enjte, si një mënyrë për të siguruar çmime të qëndrueshme si për vendin ashtu edhe për rajonin në rast se Rusia ndalon eksportet e grurit dhe misrit, ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

“Në dy ditët e fundit, eksportet e vajrave bimore u rritën me 109% krahasuar me nivelin mesatar, kështu që ne duhej të reagonim”, tha Vuçiç në një intervistë për B92.

Në fund të janarit, qeveria zgjati me 90 ditë ngrirjen e çmimeve të sheqerit, miellit të grurit të llojeve T-400 dhe T-500, vajit të lulediellit, mishit të derrit dhe qumështit me 2.8% yndyrë në nivelet e tyre të 15 nëntorit, në një përpjekje për të zbutur ndikimi i inflacionit në kostot e jetesës.

Sipas vlerësimeve të Zita Srbije, shoqata e prodhuesve serbë të drithërave, në vitin 2021 vendi parashikonte të eksportonte 1.8 milionë ton grurë dhe 1.6 milionë ton misër.

Sipas të dhënave institutit të statistikave serbe, vitin e kaluar janë korrur në Serbi 3.54 milion ton grurë dhe 6.24 milion ton misër.

Vuçiç tha se Serbia do të përballet me probleme serioze nëse Bashkimi Europian ndalon importin e karburanteve nga Rusia.

“Ne jemi duke u përballur me një problem nëse BE-ja ndalon importin e të gjitha karburanteve, sepse nuk kemi nga ta marrim”.

Ai tha se Industria Serbe e Naftës (NIS) po kërkon nga vendet e treta për naftë.

“Ne po kërkojmë të shohim se ku mund të marrim naftë dhe gaz pasi NIS po kërkon nga vendet e treta për importe. Qeveria ka hartuar një dokument për të përjashtuar disa mallra nga taksat doganore në vitin 2022 dhe që do të përfshijë, nëse është e nevojshme, naftën e vendeve të treta”.

Nga Serbia u importua 36% e drithërave në 2021

Serbia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë për importin e drithërave.

Në vitin 2021, sipas të dhënave të INSTAT, në Shqipëri u importuan 326 milionë kg drithëra, nga të cilat 36% erdhën nga Serbia dhe 46% nga Rusia.

Importuesit e drithërave dhe përpunuesit e miellit pohuan se që nga fillimi i luftës, importet e drithërave nga Rusia u diversifikuan, teksa gjetën tregje të tjera në Europë (Bullgari, Francë, Rumani, Itali) dhe në Amerikën Latine.

Për importet e grupmallit “Vajra dhe dhjamra kafshore apo vegjetale”, nga Serbia në 2021 erdhi rreth 6% e totalit të importeve. /Monitor

Burim: Instat

Artikull i monitor.al: Serbia do të ndalojë eksportet e vajit, grurit, misrit, miellit; Shqipëria merr 36% të drithërave

Të këshilluara

Basha vendos: nuk dorëzohem, nuk dorëhiqem

Përkundër të gjitha thirrjeve për të hapur rrugë dhe për tu larguar pas humbjes katastrofale të 6 marsit, Lulzim Basha nuk ka ndërmend të zprapset. Ai ka mbledh...

20:06

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI