Flash

Rama: Maqedonia e Veriut dhe Kosova rritën çmimin e energjisë në faturën e familjarëve, ne jo

Lapsi.al 8 March 2022
Rama: Maqedonia e Veriut dhe Kosova rritën çmimin e energjisë

Teksa fliste për rritjen rekord të çmimeve të naftës dhe energjisë, kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria nuk zgjodhi të rriste koston e energjisë tek familjarët, ndërsa Kosova dhe Maqedonia e Veriut po. Sipas Ramës çmimi nuk varet nga qeveria, por nga tregu ndërkombëtar  që tashmë është i prekur nga lufta dhe krizat e njëpasnjëshme.

“Ne arritëm të ndërhynim se kemi zgjedhur në vitin 1990 që të jemi një vend me ekonomi të tregut. Meqë më përmendët Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Kosova dhe Maqedonia kanë rritur çmimin e energjisë në mënyrë të ndjeshme në faturën e familjarëve, do ishit dakord?”, tha Rama.

Nafta dhe gazi arritën çmime rekord duke krijuar kaos jo vetëm në vendin tonë, por edhe në tregjet botërore të energjisë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI