Flash

Rama: Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, Europa përballet me luftën

Lapsi.al 8 March 2022
Rama: Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, Europa përballet me

"Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria", ka qenë deklarata e kryeministri Edi Rama teksa fliste në një konferencë për mediet këtë të martë.  Kryeqeveritari  ka deklaruar se edhe pse ari i zi shitet sot me çmime rekord në vend, kjo ka ardhur si ndikim nga tregu dhe se qeveria nuk mund të ndërhyjë. Rama tha se çmimi i brendit do të vazhdojë të rritet pasi tregu ndikohet nga kriza dhe lufta që po ndodh në Europë.

“Dua ta theksoj shumë qartë çmimi i naftës nuk varet nga qeveria. Nuk është qeveria në tregun e lirë në një vend qe e ka zgjehur prej 32 vitesh tashmë, është tregu. Dhe natyrisht që tregu është super i ndjeshëm. Evropa ka hyrë në luftë. Ushtarakisht lufta zhvillohet mes një agresori dhe një vend nën agresion, ndërsa në të gjitha aspektet e tjera lufta zhvillohet mes të gjitha vendeve që zhvillojnë agresionin. Duhet të jemi të vetëdijshëm që në luftë nuk ka mundësi për të kërkuar të njëjtat gjëra dhe se duhet të përgatitemi për çdo skenar. Askush nuk e di sa do të zgjasë kjo luftë. Jemi në të njëjtat kushte të të panjohurës siç ishim me luftën tjetër, me pandeminë, ku nuk e dinim kohëzgjatjen. E njëjta gjë është sot. Përgatitemi për disa skenarë. Për këtë arsye kemi vendosur të ngremë komitetin special dhe jemi ulur qysh në ditën e parë për të përgatitur skenarët e mundshëm, nga më të thjeshtët te më të vështirët”, deklaroi Rama.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI