Flash

Nafta 230 lekë litri/ Transporti publik ‘përgjysmon' numrin, paralajmërohet dyfishimi i çmimit

Lapsi.al 8 March 2022
Nafta 230 lekë litri/ Transporti publik ‘përgjysmon'

Këtë të martë kaosi ka përfshirë kryeqytetin në shumë stacione urbanësh, pasi transporti publik ka vendosur të përgjysmojë autobusat që qarkullojnë. Shoqata e transportit urban ka njoftuar se sot nuk është në funksion të plotë prej rritjes së çmimit të naftës.Po ashtu kjo shoqatë ka paraljmëruar rritjen e çmimit të biletës së transportit urban për të përballuar rritjen e çmimit të karburanteve. Dashnor Mema, kreu i Shoqatës tha se sipas llogaritjeve të ekspertëve çmimi i biletës është llogaritur për 80 lekë bileta.

"Siç e shohim stacionet janë plot me njerëz sepse nafta dje na erdhi njoftimi që në pikat e furnizimit do jetë 220 lekë për litër me shumicë. Natyrisht kjo ishte e frikshme sepse asnjë nga operatorët nuk ka kapacitet financiar që të vazhdojë operimin me kapacitet të plotë, por ndërkohë edhe t'i shërbejë qytetarëve. Nëse do vazhdojmë me këtë situata kapitullimi i transportit do jetë për 3-4 ditë maksimalisht. Ne jemi të varur nga rritja e çmimit të naftës dhe duke pasur një heshtje totale nga instancat ne konkretizuam pikat konkrete se çfarë na duhet që të shpëtojmë nga kjo situatë e vështirë ekonomike. Ajo që u vendos të kërkohet më parë dhe që është më emergjentja është rritja e çmimit të biletës. Kjo për shkak se do jepte nëj mundësi që të kishim transport në Republikën e Shqipërisë.  Çmimi i biletës për të përballuar këtë krizë është llogaritur nga ekspertët tanë në 80 lekë për biletë njëpërdorimshme", tha kreu i shoqatës Dashnor Mema.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI