Flash

Leonardo DiCaprio dhuron shumën më të madhe për ushtrinë ukrainase

Lapsi.al 8 March 2022
Leonardo DiCaprio dhuron shumën më të madhe për

Shumë të famshëm po përpiqen të japin kontributin e tyre ndaj Ukrainës, e cila po bombardohet nga forcat ruse.

Njëri prej tyre është edhe aktori i famshëm, Leonardo DiCaprio. Ai ka dhuruar 10 milionë dollarë – dhe kjo nuk është vetëm sepse ai është një filantrop.

Ylli 47-vjeçar ka rrënjë ukrainase – gjyshja e tij, Helena, ka lindur në Odessa në jug të Ukrainës, nga ku u transferua në Gjermani në vitin 1917.

Leonardo, i rritur nga nëna e tij, Irmelin dhe gjyshja, u shoqërua nga të dyja në premierat e filmave të tij si “Titanic” dhe “The Man In The Iron Mask”.

Donacioni prej 10 milionë dollarësh i Leonardo DiCaprio për Ukrainën u zbulua nga “Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit”, i cili promovon zhvillimin në Evropën Lindore.

Përveç Leonardos, edhe disa aktorë dhe regjisorë të tjerë kanë shprehur mbështetje ndaj Ukrainës në mes të krizës. Ryan Reynolds dhe Blake Lively morën pjesë në një mbledhje fondesh për vendin dhe premtuan dhurimin e dyfishtë të shumës që do të mblidhet.

Aktorja e lindur në Ukrainë, Mila Kunis dhe bashkëshorti Ashton Kutcher po bashkëpunojnë së bashku për t’ju dalë në ndihmë shtetasve ukrainas.

Objektivi i dy aktorëve është që të arrijnë shumën prej 30 milionë dollarësh (27.4 milionë euro) për t’u dalë në ndihmë njerëzve të larguar nga Ukraina.

Me ndihmën e fushatës GoFundMe, ata nisën grumbullimin e mjeteve për ta ndihmuar vendin e sulmuar nga Rusia, ndërsa tashmë kanë mbledhur më shumë se gjysmën e shumës që e kishin caktuar si objektiv.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktorja Laurel Goodwin

Aktorja e njohur Laurel Goodwin, ka ndërruar jetë në moshën 79 vjecare. Lajmi u konfirmua nga motra e saj, Maureen Scott e cila nëpërmjet një njoftimi tregoi...

14:36

Dojna Mema konfirmon shtatëzaninë

Moderatorja Dojna Mema ka zbuluar se së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Dojna e ka dhënë lajmin përmes një videoje një Instagram, ku tregon barkun e ...

13:02

ACM Awards/ Lista e plotë e fituesve

Emrat më të mëdhenj të muzikës “country” u mblodhën për të festuar artistët e këtij zhanri në edicionin e 57-të, në ceremoninë e “Academy of Country Music Award...

11:03

Debat virtual mes Don Xhonit dhe Majk

Së fundmi, Majk ka qenë i ftuar në emisionin e moderatorit Meriton Mjekiqi ku ka ndarë disa detaje për jetën e tij profesionale dhe mbi projektet e reja. N...

10:07

Përse Joe Cole u largua nga Peaky Blinders

Aktori Joe Cole, i cili luajti rolin e John Shelby në serialin “Peaky Blinders” ka deklaruar se arsyeja pse është larguar nga seriali është sepse “është serial ...

09:10

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI