Flash

DASH: Lufta e Rusisë bën të qartë urgjencën e integrimit të Ballkanit Perëndimor

Lapsi.al 8 March 2022
DASH: Lufta e Rusisë bën të qartë urgjencën e

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës e bën të qartë urgjencën në rritje që paraqet për aleancën transatlantike, integrimi evroprian i Ballkanit Perëndimor. Ky qëndrim u shpreh të hënën nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, në përgjigje të një kërkese për koment nga Zëri i Amerikës, pasi 19 anëtarë të Kongresit amerikan i kërkuan administratës së Presidentit Joe Biden të rrisë angazhimin diplomatik në Ballkanin Perëndimor. Në një letër që ligjvënësit i dërguan javën e kaluar Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, ata shpreheshin se rritja e angazhimit amerikan është më e rëndësishme se kurrë në kushtet e krijuara nga agresioni rus në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj realizimit të integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor”, thotë Departamenti i Shtetit.

“Rusia ka qenë prej kohësh një forcë destabilizuese dhe burim dizinformimi në Ballkanin Perëndimor, për shembull, duke mbështetur një përpjekje për grusht shteti në Mal të Zi në vitin 2016 dhe përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur tensionet në Bosnje dhe Hercegovinë”, vazhdon zëdhënësi i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.

Ai shtoi se organizatat mbikëqyrëse të medias kanë kritikuar mediat e sponsorizuara nga Rusia, RT dhe Sputnik për fabrikimin e artikujve keqinformues dhe përhapjen e disinformacionit. Ligjvënësit amerikanë nga të dyja partitë, shpreheshin në letrën e tyre dërguar Sekretarit Blinken, se Shtetet e Bashkuara duhet të dyfishojnë përpjekjet për konsolidimin e demokracisë dhe për nxitjen e integrimit euro-atlantik të rajonit.

“Integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në komunitetin transatlantik duhet të jetë përparësi për Shtetet e Bashkuara ndërsa ne përpiqemi të konsolidojnë aleancat tona në gjithë Evropën dhe i kundërvihemi përhapjes dhe ndikimit të regjimeve autokratike, përfshirë atyre të Rusisë dhe Kinës”, thuhet në letër.

Në letër anëtarët e Kongresit thonë se përpjekjet amerikane duhet të përqendrohen tek rritja e investimeve, angazhimi për integrim të shpejtë në BE, nxitja a dialogut Kosovë-Serbi, zbutja e tensioneve në Bosnje dhe ndihma për demokracinë. Ndërkohë një nga nënshkruesit e letrës, ligjvënësi nga Nju Jorku Ritchie Torres, ka kërkuar që NATO-ja të anëtarësojë Kosovën në aleancës. Në një postim në Twitter ai shkruan se “Shtetet e Bashkuara “nuk kanë aleat më të madh se Kosovën në Evropën Juglindore”./VOA

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI