Flash

Rritet sërish çmimi i naftës pasi SHBA-të po diskutojnë të ndalojnë karburantin rus

Lapsi.al 7 March 2022
Rritet sërish çmimi i naftës pasi SHBA-të po

Çmimi i naftës u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 2008, të hënën në mëngjes, pasi sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se Uashingtoni ishte në “diskutime shumë aktive” me partnerët e tij europianë rreth ndalimit të importeve të naftës nga Rusia. Treguesi referencë ndërkombëtar i naftës, Brent arriti në 139.13 dollarë për fuçi, pothuajse 20 për qind mbi çmimin e mbylljes të premten. Treguesi referencë I SHBA-ve, U.S. West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 9% në $126.09. Rritjet brenda ditës së hënë janë afër niveleve rekord të para për të dyja kontratat në korrik 2008, kur Brent arriti në 147,50 dollarë për fuçi dhe WTI arriti në 147,27 dollarë.

Analisti Derek Brower argumenton se çmimet e naftës mund të rriten akoma më shumë edhe nëse industria e shistit argjilor në SHBA rrit prodhimin. Kufizimet do të kishin pasoja serioze për ekonominë globale dhe do të shënonin një kthesë nga Shtëpia e Bardhë, e cila kishte refuzuar thirrjet dypartiake për të ndaluar importet e naftës ruse në SHBA, duke thënë se një embargo do të kufizonte furnizimin global dhe do të rriste çmimet për konsumatorët.

“Një bojkot do të ushtronte presion të madh në furnizimin me naftë dhe gaz, që tashmë ka ndier ndikimin e rritjes së kërkesës,” thanë analistët e CMC Markets.

“Çmimet ka të ngjarë të rriten në afat të shkurtër, dhe nuk përjashtohet një lëvizje drejt 150 dollarëve për fuçi.

“Një veprim i tillë do të ushtrojë presion të mëtejshëm mbi ekonomitë globale, duke rritur më tej inflacionin, duke i nxitur bankat qendrore të debatojnë se sa shpejt duhet të zbatohen rritja e normave.”

Çmimet globale të naftës janë rritur me 67% që nga fillimi i vitit 2022, së bashku me mallrat e tjera, duke ngritur shqetësime për rritjen ekonomike botërore dhe stagflacionin.

Por shqetësimet në rritje për sigurinë energjetike të shkaktuara nga kjo situatë mund të përshpejtojnë lëvizjet e Europës drejt vetë-mjaftueshmërisë dhe energjisë së pastër, thanë ekspertët e klimës./MONITOR

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI