Flash

Andi Bejtja tallet keq me deputetët që po kritikojnë Bashën: "Kujtoja se bënin gjasme"

Lapsi.al 7 March 2022
Andi Bejtja tallet keq me deputetët që po kritikojnë Bashën:

Lajmet e fundit, se një numër i madh deputetësh, që deri më tani e kanë mbështetur, janë rebeluar kundër Lulzim Bashës , duke i kërkuar sy më sy dorëheqjen, e kanë bërë gazetarin Andi Bejtja ti ironizojë ata deri në cinizëm.

Basha pësoi një disfatë të thellë në 6 mars duke e degraduar PD në vend të tretë dhe sikur kjo të mos mjaftonte ai deklaroi se nuk ka pësuar asnjë disfatë. Kjo i bëri mbështetësit e tij ta godasin fort.

Por Bejtja është zhgënjyer me ata që u zhgënjyen kaq vonë nga Basha: "Tronditja me e madhe nuk eshte kjo tronditja e ketyre deputeteve qe jane shokuar nga humbja e Bashes qe ndoqen ne 6 Mars, por fakti se si mund te kete njerez qe kane hyre ne politike dhe paskan patur shprese se Bashizmi mund te dale fitimtar ne ndonje gare sidomos pas perjashtimit te Berishes..me thene te drejten kujtoja se benin gjasme.." - ka shkruar ai në Facebook.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI