Flash

Aktori ukrainas humb jetën në betejë me forcat ruse

Lapsi.al 7 March 2022
Aktori ukrainas humb jetën në betejë me forcat ruse

Aktori ukrainas Pasha Lee ka humbur jetën në betejën e tij me forcat ruse që pushtuan qytetin në perëndim të Kievit.

Pasha Lee ishte vetëm 33 vjeç dhe mori armën që të luftonte kundër forcave ruse në Irpin, shkruan Periskopi.

Lee thuhet se iu bashkua Forcave të Armatosura të Ukrainës javën e kaluar për të mbrojtur atdheun e tij gjatë pushtimit të vazhdueshëm.

Vetëm dy ditë më parë, aktori kishte ndarë një postim në llogarinë e tij në Instagram, ku shihej bashkë me një kolege të veshur me uniformë ushtrie.

“Për 48 orët e fundit kishim një mundësi për t’u ulur dhe për të bërë një foto se si po bombardojmë, dhe ne po buzëqeshim sepse do t’ia dalim dhe gjithçka do të jetë Ukrainë, ne po punojmë”, kishte shkruar Lee.

Aktori ka lujatur në filma si: “Meeting of Classmates”, “The Fight Rules”, “Selfie Party” dhe “Zvychayna Sprava”.

Ai gjithashtu ishte prezantues në kanalin DOM dhe bëri punë si dublues në filma si “The Lion King” dhe “The Hobbit”, sipas një postimi në Facebook nga Sergiy Tomilenko, President i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI