Flash

Jason Momoa flet për ndarjen nga Lisa Bonet: Ishte e vështirë

Lapsi.al 6 March 2022
Jason Momoa flet për ndarjen nga Lisa Bonet: Ishte e vështirë

Aktori i njohur Jason Momoa ka rrëfyer së fundmi se ndarja e tij nga Lisa Bonet ka qenë "e vështirë" si personazh publik.

Përmes një postimi në rrjetin social,Instagram, aktori i "Aquaman" deklaroi se ishte mirënjohës që privatësia e familjes së tij u mor në konsideratë teksa merrte pjesë në premierën e "The Batman" të martën me dy fëmijët e tyre.“Mirënjohje për fansat që u treguan mirëkuptues e duke na dhënë hapësirë ​​për fëmijët”, shkroi ai duke shtuar, “është mjaft e vështirë të ndahesh në sy të publikut. Ne e vlerësojmë privatësinë e vazhdueshme gjatë këtyre kohërave.”

Momoa bashkë me vajzën e tij 14-vjeçare, Lola, dhe djalin 13-vjeçar, Nakoa-Wolf,   shkuan në premierën e filmit për të mbështetur gjysmëmotrën e tyre, Zoë Kravitz.Aktorja e cila luan Catwoman-in në filmin e drejtuar nga Matt Reeves, është vajza e Bonet dhe bashkëshortit të saj të parë  Lenny Kravitz."Shumë i emocionuar që të gjithë të shohin @[email protected]  e përsosur si grua mace, jam shumë krenar për ty", u shpreh aktori. Jason dhe Lisa njoftuan në janar se po ndaheshin pas 17 vitesh së bashku dhe katër vitesh martesë./Lapsi.al

https://www.instagram.com/p/Cap5mdMPepY/

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i "Game of Thrones"

Aktori i njohur për rolin e tij në “Game Of Thrones”, John Stahl ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga agjentja e tij,Amanda Fitzalan...

10:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI