Flash

Lucy Hale rrëfen të pathënat e rrugëtimin në serialin ‘Pretty Little Liars’

Lapsi.al 5 March 2022
Lucy Hale rrëfen të pathënat e rrugëtimin në serialin

Drama për adoleshentë "Pretty Little Liars" ishte e njohur për personazhet "e bukur", por Lucy Hale rrëfeu se nuk ndihej mirë gjatë xhirimeve. Aktorja 32-vjeçare diskutoi problemet me aknet me Glamour dhe si ndikuan në vetëbesimin e saj në fillim të karrierës.

Ajo kujtoi se kur shihte fytyrën e saj të mbushur me akne, kishte raste që nuk "donte të ishte para një kamere".

"Më kujtohet mirë një ditë që po filmonim "Pretty Little Liars" - dhe seriali quhet "Pretty Little Liars", kështu që ata donin që ne të dukeshim bukur,” –shpjegoi aktorja.

Hale pranoi se ekipi duhej të përdorte truke të veçanta për të fshehur njollat e lëkurës së saj.

“Duhej të ndriçonim posaçërisht lëkurën time për të reflektuar në një mënyrë tjetër, në mënyrë që të mos dukeshin aknet e mia. Mbaj mend që isha shumë e turpëruar dhe e mërzitur. Kur jeni duke u rritur dhe keni lëkurë të keqe, është një pengesë tjetër e shtuar për t'u rehatuar me atë që jeni," –u shpreh ajo.

Hale tha se aknet nuk u shfaqën deri në fillim të të 20-ave dhe ajo bëri gjithçka për t’i zhdukur. Por aktorja shtoi se më vonë mësoi të jetonte me aknet dhe se e di që nuk është e vetme në betejat e saj.

Të këshilluara

Jason Momoa, pjesë e 'Fast and Furious 10'

Aktori Jason Momoa ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm për fansat e tij. Gjatë premierës së filmit "The Batman" në New York , Jason zbuloi se do të marr...

17:45

Ndahet nga jeta aktorja e 'Lois & Clark'

Aktorja Farrah Forke, e njohur për rolin e saj. Alex Lambert në serialin e viteve '90 Wings , ka ndërruar jetë pas një beteje me kancerin. Sipas një deklarat...

16:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI