Flash

Hidh një h’app”, 70 gra e vajza përfitojnë shërbim digjital për denoncimin ndaj dhunës

Lapsi.al 5 March 2022
Hidh një h’app”, 70 gra e vajza përfitojnë

70 gra dhe vajza, përfaqësuese të grupeve të disavantazhuara, të komunitetit rom e egjiptian, të LGBT dhe me aftësi të kufizuara përfituan akses përmes shërbimeve teknologjike, smartphone të lidhur me internetin dhe me një aplikacion të posaçëm, “Hidh një h’app”, krijuar prej më shumë se një viti nga Vodafone Albania, për t’u ardhur në ndihmë grave e vajzave në Shqipëri që të raportojnë dhunën me bazë gjinore dhe atë në familje, si dhe të kërkojnë këshillim e mbështetje.

Ky akses u ofrua në aktivitetin “Sigurimi i pajisjeve të nevojshme teknologjike për vajzat dhe gratë që i përkasin grupeve shoqërore më të rrezikuara, për të aksesuar shërbimet me fokus dhunën ndaj grave e vajzave”, i organizuar nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (ADRF) në bashkëpunim me dy organizata të tjera partnere, Aleanca LGBTI si dhe Qendra për të Drejtat e Grave Rome, mbështetur nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, në partneritet me UN Women dhe Fondacionin Vodafone Albania.

Drejtoresha Ekzekutive e ADRF-së nënvizoi gjatë fjalës së saj se “përdorimi i platformave ndërvepruese online, së bashku me përdorimin e aplikacioneve të tjera do të rrisin mundësitë për gratë e vajzat nga grupe të përjashtuara, viktima të dhunës, që të aksesojnë më lehtë shërbime të këshillimit psikologjik dhe ligjor.”

Nëpërmjet Fondacionit Vodafone Albania, Vodafone prej mëse një viti ka sjellë në Shqipëri një aplikacion informativ e virtual këshillimi për çështjet e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Drejtuesja e Departamentit Ligjor të Çështjeve të Brendshme e Marrëdhënieve me Jashtë në Vodafone Albania, Jonida Lakuriqi, në fjalën e saj përshëndetëse, theksoi:

“Ne si Vodafone Albania jemi krenarë për kontributin tonë në kauzat sociale e një nga kauzat më të dashura që kemi mbështetur gjithmonë është ajo e grave të margjinalizuara dhe të dhunuara. Besojmë fort se teknologjia është një mjet i fuqishëm për të ofruar ndihmë, këshilla dhe për të ofruar informacion të dobishëm apo për të drejtuar ndihmën ndaj atyre që janë në nevojë. Së bashku me këtë aplikacion unik, enkas për këtë kauzë, ne ofrojmë pajisje smartphone dhe paketa lidhjeje për disa nga gratë. Duke u dhënë fuqinë e lidhjes në duart e tyre, ne po u japim atyre akses në një botë informacioni, informacion që mund ta përdorin si armën më të fortë për t’u ringritur në këmbë dhe për të jetuar jetën ashtu siç e meritojnë, me dinjitet.”

Organizatat pjesëmarrëse janë pjesë e programit rajonal “Fund Dhunës ndaj Grave në Ballkanin Perëndimor e Turqi - Zbatojmë Standardet, Ndryshojmë Mendësitë“, financuar nga Komisioni Evropian dhe zbatuar nga UN Women. Ato po punojnë në pesë bashki, përkatësisht në Tiranë, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Fier, për të rritur ndërgjegjësimin në radhët e komuniteteve të disavantazhuara për të denoncuar dhunën dhe për të aksesuar shërbimet.

Bërja publike e kësaj ngjarjeje synon të rrisë vëmendjen e të mobilizojë pushtetin vendor dhe qendror, bashkë me të gjitha grupet e tjera të interesit, për të ngritur shërbime gjithëpërfshirëse e të orientuara drejt nevojave të grave e vajzave nga grupe të përjashtuara.

Të këshilluara

Anulohet publikimi i 'The Batman' në Rusi

Kompania Warner Bros ka ndaluar  së fundmi publikimin e shumëpritur të filmit ' The Batman'  në Rusi. Filmi ishte caktuar të shfaqej me 3 mars ndërsa Deaflin...

12:35

Pushtimi rus i Ukrainës ilustruar në foto

Pas muajsh ngritjeje ushtarake dhe kufijsh, Rusia nisi një sulm të paprecedentë ushtarak ndaj Ukrainës. Shpërthimet shpërthyen në një numër qytetesh ukrainas...

12:46

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI