Flash

Edhe Festivali i Filmit në Kanë nuk do të mirëpresë delegacionet ruse

Lapsi.al 5 March 2022
Edhe Festivali i Filmit në Kanë nuk do të mirëpresë

Edicioni i 75-të i Festivalit të Filmit në Kanë, i cili do të zhvillohet nga 17 deri më 28 maj 2022, nuk do të mirëpresë delegacionet ruse. Ekipi organizues i eventit francez shpjegoi se asnjë zyrtar apo ent i lidhur me qeverinë e Vladimir Putinit nuk do të jetë i pranishëm, veçse nëse lufta e agresionit përfundon në kushte që kënaqin popullin ukrainas, përcjell “Ansa”.

“Duam t’i drejtohemi me një mendim të veçantë artistëve dhe profesionistëve ukrainas të filmit, si dhe familjeve të tyre, jeta e të cilëve tani është në rrezik. Përshëndesim guximin e të gjithë atyre në Rusi që kanë marrë rrezikun të protestojnë kundër agresionit dhe pushtimit të Ukrainës. Midis tyre ka artistë dhe profesionistë të filmit që nuk kanë pushuar kurrë së luftuari kundër regjimit aktual dhe që nuk mund të lidhet me këto akte të patolerueshme dhe me ata që bombardojnë Ukrainën”, - thuhet në deklaratën e organizatorëve të Festivalit të Kanës, ku theksohet se ky event do të jetë gjithmonë në shërbim të artistëve dhe profesionistëve të filmit, zëri i të cilëve ngrihet për të denoncuar dhunën, represionin dhe padrejtësinë dhe për të mbrojtur paqen dhe lirinë.

Të këshilluara

Jason Momoa, pjesë e 'Fast and Furious 10'

Aktori Jason Momoa ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm për fansat e tij. Gjatë premierës së filmit "The Batman" në New York , Jason zbuloi se do të marr...

17:45

Ndahet nga jeta aktorja e 'Lois & Clark'

Aktorja Farrah Forke, e njohur për rolin e saj. Alex Lambert në serialin e viteve '90 Wings , ka ndërruar jetë pas një beteje me kancerin. Sipas një deklarat...

16:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI