Flash

Jason Momoa, pjesë e 'Fast and Furious 10'

Lapsi.al 4 March 2022
Jason Momoa, pjesë e 'Fast and Furious 10'

Aktori Jason Momoa ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm për fansat e tij.

Gjatë premierës së filmit "The Batman" në New York , Jason zbuloi se do të marrë pjesë në Fast and Furious 10. "Po, do të bëj Fast 10" "Unë do të jem djali i keq", u shpreh aktori. Llogaria e verifikuar e "Fast Saga" në Instagram konfirmoi gjithashtu lajmin duke publikuar një fotot të Jason."The Fast Fam vazhdon të bëhet më i madh", shkruhej poshtë fotos.Momoa do të luajë përballë Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Ludacris, Tyrese Gibson, Sung Kang dhe Charlize Theron. Filmi është planifikuar të shfaqet në kinema më 19 maj./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja e 'Lois & Clark'

Aktorja Farrah Forke, e njohur për rolin e saj. Alex Lambert në serialin e viteve '90 Wings , ka ndërruar jetë pas një beteje me kancerin. Sipas një deklarat...

16:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI