Flash

Historia e “Lupin” kthehet në realitet

Lapsi.al 4 March 2022
Historia e “Lupin” kthehet në realitet

Aktori Omar Sy luan rolin e “Assane Diop”, një personazh i frymëzuar nga hajduti famëkeq dhe mjeshtri i maskimit “Arsene Lupin”.

Seriali i prodhuar nga studioja franceze “Gaumont”, është seriali i dytë më i madh ndërkombëtar i platformës Netflix pas “Squid Game”. Me siguri edhe ju e keni parë këtë serial.

Mirëpo, një histori e njëjtë si skenari i ka ndodhur stafit të filmit gjatë xhirimeve në Paris?

Hajdutë të maskuar kanë vjedhur pajisje me vlerë 300,000 euro në sheshxhirim, teksa Omar Sy po xhironte një skenë të serialit.

Grabitja ndodhi në një lagje në Nanterre, në periferi të Parisit. Xhirimet u ndërprenë për një kohë të shkurtër, për të filluar sërish.

Vetë platforma Netflix e bëri këtë lajm me dije, duke treguar se kishte pasur “një incident” gjatë xhirimeve të “Lupin”, duke shtuar gjithashtu se aktorët janë mirë dhe fatmirësisht s’ka pasur lëndime:

“Aktorët dhe ekipi ynë janë të sigurt dhe nuk ka pasur lëndime”. Autoritetet po hetojnë ngjarjen që ndodhi.”

Vetëm pak orë pas grabitjes, Sy ishte në skenë për mbrëmjen e çmimeve Cesar në Paris për të festuar 10-vjetorin e komedisë “Intouchables”, e cila në vitin 2012 i dha atij çmimin Cesar për “aktorin më të mirë”.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i "Law & Order:SVU"

Aktori Ned Eisenberg ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare. Agjentët e tij në Nicolosi & Co konfirmuan vdekjen e tij. Gruaja e Eisenberg, Patricia tha në...

17:58

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI