Flash

Aktorët e njohur ofrojnë ndihmën e tyre për refugjatët e Ukrainës

Lapsi.al 4 March 2022
Aktorët e njohur ofrojnë ndihmën e tyre për refugjatët

Aktorët e njohur Mila Kunis dhe Ashton Kutcher  kanë vendosur së fundmi të ndihmojnë ata që janë prekur nga trazirat aktuale në Ukrainë.

Çifti njoftoi të enjten se kanë hapur një faqe GoFundMe për viktimat e pushtimit rus dhe do të arrijnë deri në 3 milionë dollarë donacione."Ndërsa ne jemi dëshmitarë të trimërisë së ukrainasve, ne po shohim dhe barrën e paimagjinueshme të atyre që kanë zgjedhur sigurinë," shkroi Kutcher, një video të shpërndarë në Instagram.“Përmes GoFundMe, ky grumbullues fondesh do të ofrojë një ndikim të menjëhershëm në përpjekjet për refugjatët dhe ndihmën humanitare.”Aktori u ul pranë Mila-s ndërsa ajo foli për rrënjët e saj ukrainase.“Kam lindur në Chernivtsi të Ukrainës në vitin 1983. Kam ardhur në Amerikë në vitin 1991 dhe gjithmonë e kam konsideruar veten amerikane. Një amerikane krenare”, tha aktorja në klip. “Unë dua gjithçka që ky vend ka bërë për mua dhe familjen time. Por sot, nuk kam qenë kurrë më krenar që jam ukrainas. Dyshja i quajti sulmet e presidentit rus  ndaj Ukrainës "shkatërruese". Ata shtuan, “Nuk ka vend në këtë botë për këtë lloj sulmi të padrejtë ndaj njerëzimit”.

Kutcher dhe Kunis kanë për qëllim të mbledhin 30 milionë dollarë përmes faqes së tyre GoFundMe, e cila do të ofrojë ndihmë për refugjatët dhe më shumë përpjekje humanitare për ukrainasit e zhvendosur. Nga premtimi prej 3 milionë dollarësh i aktorëve do të përfitojë AirBnB dhe Flexports, kompani që po ofrojnë strehim për ata që kanë gjetur siguri në vende të tilla si Rumania, Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Moldavia./Lapsi.al

Të këshilluara

Historia e “Lupin” kthehet në realitet

Aktori Omar Sy luan rolin e “Assane Diop”, një personazh i frymëzuar nga hajduti famëkeq dhe mjeshtri i maskimit “Arsene Lupin”. Seriali i prodhuar nga studi...

12:46

Ndërron jetë aktori i "Law & Order:SVU"

Aktori Ned Eisenberg ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare. Agjentët e tij në Nicolosi & Co konfirmuan vdekjen e tij. Gruaja e Eisenberg, Patricia tha në...

17:58

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI