Flash

Së shpejti, një dokumentar për jetën e Pamela Anderson

Lapsi.al 3 March 2022
Së shpejti, një dokumentar për jetën e Pamela Anderson

Kompania Netflix ka zbuluar së fundmi se aktorja Pamela Anderson "është gati të tregojë historinë e saj në një dokumentar të ri".

“Filmi, i cili është duke u bërë prej disa vitesh, do të shfaqë ikonën e kulturës pop ndërsa ajo shikon pas në rrugën e saj profesionale dhe udhëtimin e saj personal”, thuhet në deklaratën nga kompania. Dokumenti drejtohet nga Ryan White dhe premton të jetë "një portret intim" i jetës së Anderson.Njoftimi, i cili u postua në rrjetet sociale, përfshinte gjithashtu një shënim nga aktorja me një printim puthjeje, ku shkruhej: "Jeta ime, një mijë papërsosmëri, një milion perceptime të gabuara. E liga, e egër dhe e humbur, asgjë për të jetuar. Unë mund vetëm ju befasoni. Jo një viktimë, por një e mbijetuar -- e gjallë për të treguar historinë e saj të vërtetë."

 

 

Lajmi për dokumentarin vjen disa javë pas publikimit të serialit me skenar të Hulu, Pam & Tommy, i cili flet për martesën e saj me Tommy Lee dhe u promovua si një serial që do të tregonte një anë tjetër të skandalit të kasetave seksuale të çiftit dhe trazirat emocionale që pati nëjetën e tyre. Pamela portretizohet nga aktorja Lily James, ndërsa Lee interpretohet nga Sebastian Stan.Përpara debutimit më 2 shkurt , një burim i tha ET se "seriali ka qenë shumë i dhimbshëm për Pamela Anderson dhe për këdo që e do atë"./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Kim Kardashian zyrtarisht single

Kërkesa e Kim Kardashian për t’u shpallur ligjërisht beqare është miratuar. Vendimi gjithashtu nënkupton se Kim nuk do të ketë më mbiemrin e Kanye West. Gjiths...

09:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI