Flash

Pas një jave lufte Rusia pushton qytetin kyç të Ukrainës jugore

Lapsi.al 3 March 2022
Pas një jave lufte Rusia pushton qytetin kyç të Ukrainës

Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Kherson, që shënon qytetin e parë i madh ukrainas që ra në një luftë shkatërruese një javore që ka krijuar tashmë një milion refugjatë. Marrja nën kontroll e qytetit prej 290,000 banorësh, i cili vetëm vitin e kaluar mbajti stërvitje luftarake të mbështetura nga NATO, u pa si një nxitje e rëndësishme për Moskën, teksa përgatitet për bisedimet e mundshme të armëpushimit të enjten.

“Okupatorët” rusë ishin në “të gjitha anët” e Khersonit, pranoi zyrtari rajonal ukrainas, Gennadi Lakhuta vonë të mërkurën.

Pushtimi erdhi pas një rrethimi tre-ditor që e la këtë qytet pa ushqim dhe ilaçe dhe duke u përpjekur për të mbledhur dhe varrosur të vdekurit. Kryetari i qytetit, Ihor Kolykhaiev, njoftoi gjithashtu se ishte në bisedime me “mysafirët e armatosur”. Ai “nuk kishte bërë asnjë premtim” për forcat pushtuese, por ra dakord për një ndalesë qarkullimi natën dhe kufizime në qarkullimin e veturave.

“Deri tani mirë. Flamuri që fluturon sipër nesh është ukrainas dhe në mënyrë që ai të qëndrojë i tillë, këto kërkesa duhet të plotësohen,” tha ai në një postim në Facebook.

Fitorja e Moskës në Kherson vjen një javë pasi ushtria e presidentit rus Vladimir Putin marshoi në Ukrainë nga veriu, lindja dhe jugu. Forcat ruse kanë bombarduar në mënyrë sporadike objektiva civile anembanë vendit, duke përfshirë kryeqytetin Kiev dhe qytetin e dytë Harkiv, i cili tani po vihet nën sulme më intensive. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur breshërinë e raketave dhe predhave një “krim lufte” dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale ka konfirmuar se një hetim është duke u zhvilluar./REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Orët e para të ditës do të jetën me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat verilindore. Ndërsa në orët në vijim pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen ...

08:05

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI