Flash

Olivia Rodrigo shpallet "Gruaja e Vitit" nga Billboard

Lapsi.al 3 March 2022
Olivia Rodrigo shpallet "Gruaja e Vitit" nga Billboard

Këngëtarja e njohur Olivia Rodrigo është së fundmi “Gruaja e Vitit” nga Billboard.

Gjatë eventit "Billboard Women in Music Awards', Olivia  tregoi se si ndihej pas nderimit me këtë cmim."Oh zot, është e pabesueshme," deklaroi Rodrigo. “Dua të them, të shkruaj këngë është gjëja ime e preferuar në të gjithë botën, dhe kështu të njihesh në këtë mënyrë, është absolutisht surreale, dhe unë jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që më kanë mbështetur këtë vit”."Jam e emocionuar për atë që do të vijë," shtoi ajo.

Këngëtarja ka pasur një rritje në karrierë që nga publikimi i këngës së saj debutuese, "Drivers License", dhe më pas ka qenë fituese e çmimeve të mëdha si :'MTV Video Music Awards', 'American Music Awards' dhe një çmim People's Choice.Arritja e fundit e Rodrigos vjen pak më shumë se dy muaj pasi ajo fitoi shtatë nominime GRAMMY  nga publikimi i albumit të saj debutues, Sour.Gjithashtu ajo është e nominuar në shumë nga kategoritë kryesore, duke përfshirë 'Artistin e Ri më të Mirë', 'Albumin e Vitit ', 'Kënga e Vitit dhe Performanca më e Mirë Pop Solo për "Drivers License','Albumin më të mirë vokal pop' dhe 'Videoja më e mirë muzikore për "Good 4 U'.Shtatë nominimet e saj për GRAMMY e bëjnë atë  artisten e dytë më të re në historinë e GRAMMY që shënon ato nominime në secilën prej kategorive "Big Four" në të njëjtin vit./Lapsi.al

Të këshilluara

Kim Kardashian zyrtarisht single

Kërkesa e Kim Kardashian për t’u shpallur ligjërisht beqare është miratuar. Vendimi gjithashtu nënkupton se Kim nuk do të ketë më mbiemrin e Kanye West. Gjiths...

09:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI