Flash

Kim Kardashian, e lumtur pas ndarjes nga Kanye West

Lapsi.al 3 March 2022
Kim Kardashian, e lumtur pas ndarjes nga Kanye West

Kim Kardashian po pret me padurim që të lërë pas procedurat e saj të divorcit me Kanye West.

Pas seancës së ish-çiftit të martën, një burim ka treguar  për PEOPLE se Kardashian është e lumtur që gjykatësi e pranoi kërkesën e saj për t'u shpallur ligjërisht beqare.“Kim e ka konsideruar veten beqare për një kohë. Ajo ndihet e lehtësuar që është zyrtare. Ajo nuk po shikon prapa dhe dëshiron që gjithçka rreth divorcit të jetë përfundimtar.Është në një vend shumë të lumtur tani.Iu deshën muaj të tërë për të arritur në këtë pikë. Ajo ndihet mirë me jetën", u shpreh burimi.

Më herët të martën, PEOPLE konfirmoi se një gjykatës pranoi kërkesën e saj për t'u shpallur ligjërisht beqare. Ajo u shfaq përmes video-konferencës për seancën dëgjimore, ndërsa West nuk mori pjesë. Dyshja filluan të takoheshin në vitin 2012 dhe u martuan në maj 2014. Martesa e tyre fillimisht ra në krizë në 2020 pasi reperi hodhi kanditaturën për president të ShBA dhe zbuloi detaje rreth familjes dhe martesës së tij në rrjetet sociale.Në atë kohë, themeluesja e 'Skims' adresoi diagnozën e tij të çrregullimit bipolar në një deklaratë publike, duke kërkuar nga fansat "dhembshuri" dhe duke pranuar situatën e tyre "të komplikuar dhe të dhimbshme". Por në shkurt 2021, Kardashian bëri kërkesë për divorc pas gati shtatë vitesh martesë./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Kim Kardashian zyrtarisht single

Kërkesa e Kim Kardashian për t’u shpallur ligjërisht beqare është miratuar. Vendimi gjithashtu nënkupton se Kim nuk do të ketë më mbiemrin e Kanye West. Gjiths...

09:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI