Flash

Kanye West kërcënon komedianin në videoklipin e tij,fansat të shqetësuar

Lapsi.al 3 March 2022
Kanye West kërcënon komedianin në videoklipin e tij,fansat

Reperi ,Kanye West ka publikuar  një video shqetësuese për këngën e tij "Eazy" të martën, vetëm disa orë pasi një gjykatë nënshkroi kërkesën e Kim Kardashian për t'u shpallur beqare.

Në pamjet e shpërndara në faqen e West-it në Instagram, një version aminacion i Pete Davidson rrëmbehet, lidhet dhe varroset i gjallë.Reperi shihet duke qëndruar në një kopsht teksa dëgjohet teksti, "Zoti më shpëtoi nga ajo përplasje, vetëm që të mund të rrahja Pete Davidson".Nga fundi i videos, shfaqet një kamion plot me trëndafila, i ngjashëm me atë që ai i dërgoi Kim  në ditën e Shën Valentinit. Ai pastaj i referohet "Skete", një pseudonim që ai e  e ka quajtur Davidson disa herë në postimet e rrjeteve sociale tashmë të fshira, pasi në ekran shfaqen fjalët. Menjëherë pas postimit , shumë fansa kanë kritikuar ashpër Kanyen.

"Kjo video e tij është në të vërtetë shqetësuese, Pete duhet të padisë dhe të paraqesë një urdhër ndalimi," shkroi një komentues ndërsa një tjetër  e etiketoi videon  si "abuzim emocional", duke deklaruar se "do të përfundojë shumë keq për këtë familje"."U ndjeva e tmerruar, nuk mund ta imagjinoj se si ndihet Kim. Ai po e terrorizon atë si ndëshkim dhe shpresoj që njerëzit të mos e justifikojnë këtë si art."Kjo nuk është hera e parë që West ndan imazhe shqetësuese për komedianin, i cili ka qenë i lidhur me Kardashian që nga tetori. Në Janar, ai postoi në rrjetet e tij sociale, meme që i shoqëronte me ofendime ndaj Pete si dhe zbuloi detaje nga martesa e tij me themeluesen e 'Skims' duke i kërkuar të riktheheshin së bashku./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Kim Kardashian zyrtarisht single

Kërkesa e Kim Kardashian për t’u shpallur ligjërisht beqare është miratuar. Vendimi gjithashtu nënkupton se Kim nuk do të ketë më mbiemrin e Kanye West. Gjiths...

09:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI