Flash

TVSH në shitjen e banesave/ Ndërtuesit paralajmërojnë rritjen e çmimeve të apartamenteve

Lapsi.al 2 March 2022
TVSH në shitjen e banesave/ Ndërtuesit paralajmërojnë

Ministria e Financave parashikon në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2022-2026, që do të aplikohet futja e skemës së TVSH-së në shitjen e parë të banesave të reja rezidenciale.

“Ligji aktual e ka përjashtuar aplikimin e TVSH-së për shitjen e banesave. TVSH-ja aplikohet për procesin e ndërtimit të tyre nga subjektet ndërtuese, ndërkohë që shitja prej ndërtuesve është furnizim i përjashtuar. Trajtimi si furnizim i përjashtuar ka pasur parasysh përballimin e çmimeve të shitjes së apartamenteve nga publiku, pasi aplikimi i TVSH-së do i rriste çmimin e shitjes. Kjo politikë është ndjekur nga viti 1996 e në vijim”,thuhet në strategjinë afatmesme të të ardhurave të Ministrisë së Financave.

Strategjia afatmesme e të ardhurave 2022-2026 është hartuar mbi bazën e rekomandimeve nga FMN dhe do të konsultohet me grupet e biznesit.

 

Ndërtuesit: Futja e TVSH-së do të reflektohet në rritjen e çmimeve të apartamenteve

Arben Dervishi, sekretari i Shoqatës të Ndërtuesve tha se futja e skemës së TVSH-së në shitjen e parë të banesave të reja rezidenciale do të rrisë kostot e ndërtimit, për rrjedhojë edhe shtrenjtimin e çmimeve.

“Shoqata e Ndërtuesve nuk është konsultuar ende për këto ndryshime, por vendosja e TVSH-së te shitja e apartamenteve është kundërshtuar edhe në të kaluarën, pasi rrit kostot e ndërtimit. Në përfundim të objektit kostoja e shtuar e ndërtimit do të paguhet nga blerësi. Ndërtuesit janë të ngarkuar me shumë taksa. Për zhvillimin e një ndërtimi fillimisht paguhet 1% të çmimit kur kryen aplikimin e lejes, 8% në momentin e marrjes të lejes, 3% taksë për të pastrehët, si dhe 40-45% arrijnë pagesat e truallit. Në disa raste pagesat për pronarin e tokës (kur është i vetëm) arrijnë edhe 50 deri 60%. Nëse do të shtohet edhe TVSh-ja në shitjen e apartamenteve do të këtë rritje të lartë të kostove.

Përveç taksave ndërtuesit janë të prekur edhe nga rritja e çmimeve të lëndëve të para që ende nuk ka filluar të ndihet i plotë. Çmimi i hekurit pas krizës me Ukrainën u rrit mbi 900 USD/ton. Rritja e kostove do të rrisë çmimet e apartamenteve. Ndërtuesit mund t’i çojnë çmimit e shitjes 5,000 apo deri 10,000 euro/m2 si në Romë, por tregu nuk arrin t’i absorbojë. Vendosja e TVSh-së jo vetëm që do të ulte shitjet, por edhe peshën e sektorit të ndërtimit të PBB-së”, pohon z. Dervishi.

Nëntorin e 2021 çmimet e apartamenteve të reja brenda vijës të verdhë të ndërtimit u rritën 10% krahasuar me 2020. Në zonat, si: Ish blloku, Myslym Shyri, rruga “Bardhyl” rritja e çmimeve varionte nga 15 deri 20%. Brenda unazës, sipas agjencive imobilare apartamentet e reja nuk ofronin çmime më të ulëta se 1500 euro/m2, ndërsa te periferitë si “Porcelani” apo “Ali Demi”, nuk u shiten më shtëpi banimi me çmime nën 900 euro/m2. Vitin e kaluar sipas ndërtuesve u shtua kërkesa për blerje në fazën e hershme të ndërtimit në objekte me çmime të larta deri në 4,000 euro për metër katror, kryesisht kullat. Në të gjitha kullat që po ngrihen në kryeqytet, apartamentet po shiten me çmime nga 3,000 deri në 4,000 euro për metër katror.

Debati i hershëm

TVSH në shitjen e banesave të reja është synuar edhe me herët që në fillim të viteve 2000, por ndikimi që do të kishte të çmimet e banesave e ka penguar qeveritë të aplikojnë.

Në vitin 2006, kur diskutohej futja e TVSH-së në ndërtim, Shoqata e ndërtuesve shqiptarë shprehu kundërshtimin për vendosjen e TVSH-së në shitjen e ndërtimeve. I vetmi kompromis i arsyeshëm për ndërtuesit do të ishte trajtimi i diferencuar i TVSH-së për këtë sektor, me një nivel jo më të lartë se 5%. Në këtë pikë, ata i referohen përvojës së vendeve të tjera të rajonit.

Sërish ishte FMN ajo që rekomandoi futjen e skemës së TVSH-së në shitjen e parë të banesave të reja rezidenciale. FMN tha në atë kohë se përjashtimi i të gjitha shitjeve të ndërtesave nga TVSH-ja, duke përfshirë edhe ato të rejat, është shumë i pazakontë.

Ekspertët në atë kohë thanë se vendosja e TVSH-së në shitjen e ndërtimeve nuk është vetëm një problem i ndërlikuar për qeverinë, bizneset dhe blerësit potencialë; kjo masë paraqet edhe vështirësi serioze teknike në zbatim./Monitor

https://www.monitor.al/propozohet-tvsh-ne-shitjen-e-banesave-ndertuesit-paralajmerojne-rritjen-e-cmimeve-te-apartamenteve/

 

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI