Flash

Zbulohet arsyeja e mungesës së Pete Davidson në 'SNL'

Lapsi.al 1 March 2022
Zbulohet arsyeja e mungesës së Pete Davidson në 'SNL'

Komediani Pete Davidson është përfolur së fundmi në media pas mungesës së tij  në episodin e së shtunës të “Saturday Night Live”.

Kjo bëri që fansat të dyshonin se mungesa e tij mund të jetë nga konfikti me reperin Kanye West. Mirëpo , këto aludime janë hedhur poshtë nga një burim i afërt i cili ka treguar për "E!" se Pete nuk ishte në episodin e 26 shkurtit i cili u drejtua  nga miku i ngushtë John Mulaney, sepse komediani është aktualisht në xhirimet e filmit të tij të ri, 'The Home'. Me regji të James DeMonaco,  filmi horror i ardhshëm do të tregojë  historinë  e Max, "një njeri i trazuar që fillon të punojë në një shtëpi të moshuarish dhe kupton se banorët dhe kujdestarët e saj mbajnë sekrete të liga", sipas Deadline. Ndërsa,  personazhi i Davidson zbulon më shumë për shtëpinë dhe banorët e saj, ai zbulon lidhjen e tij personale me ndërtesën. Anëtari i kastit  SNL, i cili u takua me Kim Kardashian teksa ajo po drejtonte shfaqjen, ka marrë një sërë rolesh aktrimi gjatë gjithë karrierës së tij.Ai është i njohur për rolet e tij në filmat:'The King Of Staten Island' dhe 'The Suicide Squad'./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Si u transformua Kiev në vetëm një javë

Të dielën e shkuar, Kievi ishte një qytet i zhurmshëm europian me kafe, vepra arti në çdo cep dhe sushi të freskët që shërbehej deri në mesnatë. Sot, 1 javë më ...

16:33

Charlie Sheen i rikthehet aktrimit

Aktori Charlie Sheen, i njohur  për rolin e Charlie në serialin “Two and a Half Men”, i është rikthyer sërish aktrimit. Sipas 'Page Six'. aktori, i cil...

13:45

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI