Flash

'The Tinder Swindler' Simon Leviev paditet nga familja e vërtetë e diamanteve

Lapsi.al 1 March 2022
'The Tinder Swindler' Simon Leviev paditet nga familja e

Simon Leviev, i njohur si "Mashtruesi i Tinderit", është paditur miliona dollarë nga familja e vërtetë e diamanteve Leviev .

Sipas dokumentave të siguruara nga E!news',Simon pretendonte të ishte një anëtar i familjes Leviev për tu njohur me vajza në aplikacionin e takimeve Tinder, përpara se të supozohej të merrte qindra mijëra dollarë nga viktimat e tij."Për një kohë të gjatë, ai është prezantuar si djali i Lev Leviev ai  ka marrë përfitime të shumta (përfshirë ato materiale) duke mashtruar falsifikuar dhe lënduar gratë, burrat dhe biznese" në mbarë botën" thuhej në dokumenta. Akuzat në padi përfshijnë shpifje, cenim të privatësisë dhe shkelje të markave tregtare. Në një deklaratë për mediat, Chagit Leviev, vajza e manjatit izraelit të diamanteve  tha se padia shumë milionëshe synon të bëjë Simon (i lindur Shimon Hayut) të "përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin që meriton". Gjithashtu ajo zbuloi se paratë të fituara nga padia do t'u kthehen viktimave të tij.

Dokumentari ' The Tinder Swindler' i cili u shfaq premierë më 2 shkurt në Netflix tregoi se si Simon, mashtroi tre vajzat: Cecilie Fjellhøy ,Pernilla Sjoholm dhe Ayleen Charlotte për të hapur karta krediti për të, nën maskën se ai ishte në rrezik nga armiqtë brenda biznesit të diamantit. Autoritetet kanë deklaruar  se ai mund të ketë mashtruar 10 milionë dollarë nga viktimat e supozuara në mbarë botën. Gazeta The Times of Israel raporton në maj 2020, Simon u lirua nga një burg i izraelit pasi kreu pesë muaj dënim prej 15 muajsh për katër akuza të palidhura për mashtrim./Lapsi.al

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=_R3LWM_Vt70[/embed]

'Tinder Swindler' Simon Leviev paditet nga familja e vërtetë

Të këshilluara

Si u transformua Kiev në vetëm një javë

Të dielën e shkuar, Kievi ishte një qytet i zhurmshëm europian me kafe, vepra arti në çdo cep dhe sushi të freskët që shërbehej deri në mesnatë. Sot, 1 javë më ...

16:33

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI