Flash

PE në seancë të jashtëzakonshme/ Zelensky: Askush nuk mund të ndërhyjë në lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë

Lapsi.al 1 March 2022
PE në seancë të jashtëzakonshme/ Zelensky: Askush nuk mund

Parlamenti Europian po mban këtë të martë një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me situatën e agresionit rus në Ukrainë. Në fjalimin e tij para Parlamentit Europian presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy tha se askush nuk mund të ndërhyjë në lirinë dhe sovranitetin e Ukrainës. Gjithashtu, i pari i shtetit ukrainas theksoi se Ukraina ka treguar se BE do të jetë më e fortë së bashku me të.

Nuk mund të themi mirëmëngjesi, as natën e mirë. Për shumë njerëz kjo ditë nuk është e mirë, për të tjerë kjo është e fundit. Ata po luftojnë për lirinë e tyre, Jam shumë i lumtur dhe krenarë për të gjithë! Jam i lumtur që sot i kemi bashkuar të gjithë, madje dhe ju që jemi mbledhur në Parlamentin Evropian. Kjo është një tragjedi për çdo ukrainas dhe Ukrainën. Ne po përballemi me një realitet tjetër, me njerëz të vdekur çdo ditë. Ne po luftojmë për jetën, për lirinë, për sovranitetin tonë. Ukrainasit janë të jashtëzakonshëm! Jam i lumtur dhe dua të falënderojë të gjithë që jo vetëm por e shihni se çfarë po ndodh, por edhe po flisni për këtë gjë, Europa zgjodhi Ukraina. Këtë mëngjes ishte shumë tragjik për ne, ka qenë një qytet shumë i qetë, ka pasur numrin më të madh të universiteteve në të gjithë vendin tonë. Njerëzit mblidheshin shpesh për të festuar, ka një nga sheshet më të mëdha në shtetin tonë. Ai quhet sheshi i lirisë. Sot rusët sulmuan sheshi i lirisë! Ne po luftojmë për tokën tonë. Qytetarët tanë janë të bllokuar. Askush nuk do të na thyejë, jemi të fortë, jemi ukrainas! Ne kemi dëshirë të shohim fëmijët tanë në jetë. Dje 16 fëmijë vrarë. Çfarë ushtrie është kjo që vret 16 fëmijë? Të dashur njerëzit tanë janë shumë të motivuar, por shumë të motivuar për lirinë dhe jetën tonë dhe tani po luftojmë për mbijetesë. Kështu që motivimi ynë është shumë i madh. Duam të jemi të barabartë në Europë. Sot ne do t’i tregojmë të gjithë se kush jemi! BE do të jetë më i fortë tani me ne. Ne kemi provuar fuqinë tonë, jemi njësoi siç jeni dhe ju. Ne jemi evropian të vërtet, ne do të fitojmë ndaj vdekjes dhe errësirës, Lavdi Ukrainës", tha Zelensky.

Gjatë debatit, eurodeputetët do të votojnë për një rezolutë që dënon pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin. Ata gjithashtu do të votojnë një rezolutë për të lëvizur drejt dhënies së statusit të vendit kandidat në BE për Ukrainën.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI