Flash

Pas dy vitesh nga vdekja e saj, familja e Naya Rivera ngre padi për neglizhencë

Lapsi.al 1 March 2022
Pas dy vitesh nga vdekja e saj, familja e Naya Rivera ngre padi për

Familja e Naya Rivera-s  ka ngrejtur së fundmi një padi për vdekjen e aktores së 'Glee'.

Sipas të dhënave të gjykatës të siguruara nga E! , një marrëveshje është depozituar më 24 shkurt. Seanca është caktuar për 16 mars, ku çështjet e marrëveshjes do të dëgjohen para një gjyqtari.Në një deklaratë për mediat, avokati për pasurinë e Naya-s si dhe djalit të saj 6-vjeçar Josey Hollis Dorsey ,konfirmoi se të gjitha palët kanë arritur në një marrëveshje, e cila është miratuar nga Gjykata e Lartë e Ventura.“Nëpërmjet kësaj marrëveshje, Josey do të marrë kompensim për gjendjen emocionale të shkaktuar nga mbytja e nënës së tij  të dashur në liqenin Piru”, thuhet në deklaratë. "Megjithëse humbja tragjike e nënës së Josey-t nuk mund të kapërcehet kurrë, ne jemi shumë të kënaqur që pagesa monetare do ta ndihmojë ndjeshëm Josey-n me jetën e tij përtej kësaj tragjedie."

Më 8 korrik 2020, Naya u zhduk pasi nxori djalin e saj me varkë në liqenin Piru. Një hetim nisi për gjetjen e aktores pasi autoritetet  gjetën djalin e saj vetëm në një varkë në mes të liqenit. Pas një kërkimi disa ditor nga forcat e rendit dhe personeli i urgjencës, Naya u gjet e vdekur më 13 korrik.Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut Ventura përcaktoi se shkaku i vdekjes shte mbytja dhe vdekja e saj ishte një aksident.Mirëpo në nëntor 2020,  babai i djalit, Ryan ngriti një padi kundër Qarkut të Ventura, Distrikti i Bashkuar i Ruajtjes së Ujit dhe Menaxhimi i Parqeve dhe Rekreacionit për neglizhencë dhe shqetësim emocional.Sipas dokumenteve , paditësit pretenduan se mbytja ishte "plotësisht e parandalueshme" por neglizhenca e të pandehurve ishte një faktor thelbësor në shkaktimin e vdekjes së Rivera-s nga mbytja./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Si u transformua Kiev në vetëm një javë

Të dielën e shkuar, Kievi ishte një qytet i zhurmshëm europian me kafe, vepra arti në çdo cep dhe sushi të freskët që shërbehej deri në mesnatë. Sot, 1 javë më ...

16:33

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI