Flash

Vrasja në Ekuador/ Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Më 8 qershor, Monika Silva-Koniuszek u vra në Ekuador. Pasi siguroi një hard disk që përmbante dokumente të mbledhura nga aktivistja polake, BIRN zbuloi një rrjet kompanish të lidhura me banda shqiptare, të cilat dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave nga trafiku i drogës.

20:28 Szymon Opryszek

Anxhela Peristeri pranon lidhjen e dashurisë

Lapsi.al 1 March 2022
Anxhela Peristeri pranon lidhjen e dashurisë

Nuk kam dashur ta bëj një gjë të tillë...” – tha pasditen e sotme Anxhela Peristeri duke iu referuar jetës private, e ftuar në “Rudina” për të promovuar albumin e saj të ri.

Pasi zbuloi disa detaje për këngët që do të përmbajë albumi “N’Tiranë”, të cilin ajo do ta shoqërojë më 1 prill me një koncert recital, Anxhela nuk u shpëtoi edhe disa pyetjeve pikante nga moderatorja e programit. Duke u fokusuar te titujt e këngëve, Rudina e pyeti Anxhelën se kush janë njerëzit që ajo ka larg në këtë moment të jetës: “Për momentin jam afër me të gjithë”, – iu përgjigj Anxhela dhe menjëherë pas kësaj, pati edhe një përgjigje konkrete për pyetjen e radhës: “Edhe me të dashurin e zemrës?” “Po....” – tha ajo, më në fund, duke konfirmuar kështu lidhjen e dashurisë.

Më tej, këngëtarja tha se në shumë raste e ka gënjyer publikun kur ka qenë e ftuar apo e pyetur për këtë temë, sepse ka dashur që ta ruajë për vete lidhjen e dashurisë: “Kam shumë vite që jam në një lidhje...” – tha ajo duke konfirmuar edhe një herë praninë e unazës së dashurisë që mban prej disa vitesh në gisht.

Po kush është djaloshi që i ka rrëmbyer zemrën Anxhelës?

Pyetjeve të tjera të Rudinës, Anxhela iu përgjigj ftohtë, por tha se partneri nuk është pjesë e showbiz-it. Për momentin nuk ka plane për një ceremoni zyrtare, por kur kjo të ndodhë, do të merret vesh, tha ajo.

“Është një gjë krejt private e imja dhe nuk ka të bëjë më muzikën time. Nuk kam dashur dhe nuk dua të flas shumë për këtë pjesë” – tha këngëtarja duke dashur ta mbyllë këtë temë, për të cilën është ngacmuar gjithmonë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI