Flash

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen tre persona në Gjirokastër

Lapsi.al 28 February 2022
Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen tre persona

Tre persona kanë rënë në pranga për transportim të paligjshëm të emigrantëve.

Mësohet se në pranga kanë rënë Çeti Hazbia banues në Tepelenë, 19 vjeçari Mariglen Hoxha dhe Egli Beshiri 19-vjeç të dy banues në Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, duke transportuar me automjetin e tyre, emigrantë të paligjshëm.

"Finalizohen me sukses dy operacione policore të koduara “ROAD GUARD 2” dhe “ROAD GUARD 3”.

Operacionet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, nën drejtimin e Prokurorisë.

Gjatë një harku të shkurtër kohor prej disa orësh, goditen dy raste të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen dy automjete dhe katër aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ç. H., banues në Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë, në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, në afërsi të fshatit Qesarat, duke transportuar me automjetin e tij, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare.

Gjithashtu, në vijim të operacionit policor “ROAD GUARD”, i finalizuar një ditë më parë, gjatë të cilit u vu në pranga një shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, specialistët e Seksionit për  Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pas një pune intensive hetimore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “GUARD ROAD 3”, si rezultat i të cilët u arrestuan në flagrancë shtetasit M. H., 19 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, duke transportuar me automjetin e tyre, emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI