Flash

Parashikimi i motit: Temperaturat ulen ndjeshëm në mëngjes

Lapsi.al 28 February 2022
Parashikimi i motit: Temperaturat ulen ndjeshëm në mëngjes

Vendi ynë mbetet me vranësira të shpeshta në pothuajse gjithë ditën. Sipas MeteoAlb pritet që herë pas here të kemi zhvillim të përkohshëm të vranësirave të cilat do të sjellin reshje të izoluara dhe të pakta shiu në ultësirën perëndimore.

Por në zonat malore do të kemi dëborë të paktë. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI