Flash

Jennifer Hudson, fituesja kryesore në “NAACP Image Awards”

Lapsi.al 28 February 2022
Jennifer Hudson, fituesja kryesore në “NAACP Image Awards”

Aktorja e njohur Jennifer Hudson u shpall  fituesja e madhe e natës në ndarjen e 53-të vjetore të 'NAACP Image Awards', të cilat u mbajtën në Los Angeles të shtunën. Fituesja e çmimit Oscar, 40 vjeç, u nderua  me cmimin "Argëtuesja e Vitit", duke mposhtur në kategori Regina King, Lil Nas X, Megan Thee Stallion dhe Tiffany Haddish. Hudson mori gjithashtu çmimin 'Aktorja e Shquar në Film' për portretizimin e saj të fuqishëm të Aretha Franklin në 'Respect', i cili doli në kinema në gusht 2021.Ajo ishte e nominuar përballë aktoreve Andra Day, Halle Berry, Tessa Thompson dhe Zendaya.“Nuk e pashë në asnjë mënyrë që kjo po vinte, por Zoti e di që jam mirënjohës.Unë thjesht po qëndroja këtu duke menduar “Ishte këtu – Çmimet NAACP – ku pashë kaq shumë legjenda dhe ikona që më frymëzuan. Tani, unë jam duke qëndruar këtu duke mbajtur një çmim si ky. Është për shkak të Arethas, Patti LaBelles, Halle Berrys, të gjitha këto legjenda pikërisht këtu në këtë vend që më frymëzuan", u shpreh aktorja gjatë fjalimi të saj.Jennifer ishte një nga të pranishmit e shumtë në ceremoni, duke përfshirë Kerry Washington, Meagan Good, Jocqui Smollett, Daniel Kaluuya, Jemele Hill, Corbin Reid, Erika Alexander, Amber Stevens West, Cree Summer dhe mikpritësin Anthony Anderson./Lapsi.al

Të këshilluara

Mc Kresha, baba për herë të dytë

Reperi i njohur Mc Kresha është bërë baba për herë të dytë, pasditen e 23 shkurtit sipas kohës lokale të Kanadësë. Foshnja, i gjinisë djalë, dhe bashkëshortj...

16:43

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI