Flash

Kanye West reagon pas akuzave nga Kim Kardashian

Lapsi.al 27 February 2022
Kanye West reagon pas akuzave nga Kim Kardashian

Së fundmi janë zbuluar detaje të reja nga divorci i Kim Kardashian me Kanye West.

Më  23 shkurt,Kim paraqiti në gjykatë dokumente të  reja duke përsëritur kërkesën e saj të dhjetorit për t'u deklaruar ligjërisht beqare, përpara përfundimit të divorcit. Gjithashtu ajo tregoi  se Kanye i shkaktoi shqetësim emocional duke dhënë shumë dezinformata në lidhje me çështjet familjare në mediat sociale."Unë dëshiroj shumë të divorcohem. I kam kërkuar Kanye që ta mbajë divorcin tonë privat, por ai nuk e ka bërë këtë duke dhënë shumë dezinformata në lidhje me çështjet tona private familjare  gjë që ka shkaktuar shqetësim. Unë besoj se Gjykata do ta ndihmojë të pranojë se marrëdhënia jonë martesore ka mbaruar dhe të ecë përpara në një rrugë më të mirë e cila do të na ndihmojë në bashkë-prindërimin paqësor të fëmijëve tanë", rrëfeu Kardashian.

Mirëpo, kjo deklaratë nuk u prit mirë nga reperi i cili përmes avokatit të tij u përgjigj duke pretenduar se nuk kishte prova të paraqitura për të mbështetur akuzën e saj."Deklarata se Kanye ka vendosur shumë dezinformata në mediat sociale është thashethem i dyfishtë. Kim pretendon se ka lexuar diçka në internet nga Kanye dhe i karakterizon postimet në deklaratën e saj si dezinformata”.Postimet nuk i janë bashkangjitur deklaratës. Ajo duhej të ofronte postimet si prova dhe të tregonte se postimet ishin shkruar nga West", tregoi avokati për E!News.  Themeluesja e "Skims"nuk i është përgjigjur dosjes së fundit të Ye. Seanca është caktuar për 2 mars./Lapsi.al

Të këshilluara

Rusia përjashtohet nga Eurovision 2022

Vendimi është marrë! Rusia është përjashtuar nga “Eurovision 2022” që do të mbahet në Itali. Kështu është bërë të ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të...

10:27

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI