Flash

Britney Spears akuzon ish kompaninë e menaxhimit: Donin të më vrisnin

Lapsi.al 27 February 2022
Britney Spears akuzon ish kompaninë e menaxhimit: Donin të më

Britney Spears ka deklaruar së fundmi se do të padisë ish-kompaninë e saj të menaxhimit të biznesit.

Përmes një postimi, tashmë të fshirë në Instagram, Britney rrëfeu se babai i saj , Jamie Spears, "adhuronte" si themeluesen e Tri Star Sports & Entertainment Group, Lou Taylor, dhe bashkëpunëtorin e saj Robin Greenhill. "Unë do të padis  Tri Star !!!!".Unë mendoj se ata po përpiqeshin të më vrisnin… Ende sot e kësaj dite besoj se kjo është pikërisht ajo që ata po përpiqeshin të bënin," shkruajti ajo.Jamie, 69 vjeç, punësoi Tri Star si menaxhere biznesi të pasurisë së këngëtares  pasi e vendosi atë në kujdestari në 2008. Kompania punoi me të për më shumë se një dekadë përpara se të jepte dorëheqjen në vjeshtën e 2020. Një gjykatës i Los Anxhelosit i dha fund konservatorit të Britney-t në nëntor 2021 pasi ajo akuzoi babanë dhe menaxherët e saj për abuzim gjatë një seance gjyqësore. Të gjithë sytë kanë qenë te Tri Star që kur 'New York Times' publikoi dokumentarin  "Kontrollimi i Britney Spears" në shtator 2021, i cili përfshinte pretendime se Jamie, Taylor, Greenhill dhe Black Box Edan Yemini kanë monitoruar telefonin e Spears si dhe përgjuar dhomën e gjumit ndërsa ajo ishte nën kujdestarinë.Mirëpo,avokati i atëhershëm i Jamie-t, Vivian Lee Thoreen, tha se "veprimet e tij u bënë me dijeninë dhe pëlqimin e Britney", ndërsa Tri Star dhe Black Box mohuan akuzat./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI