Policia e Shtetit dhe FNSH kanë ushtruar kontrolle pasditen e sotme në Elbasan. Në këtë operacion po marrin pjesë edhe Forcat Operacionale dhe Forcat Shqiponja, të cilët kanë ngritur së paku 3 postblloqe. Objektivi kryesor i këtij operacioni mësohet se është kontrolli i makinave luksoze, kapja e personave të shpallur në kërkim dhe persona të skeduar më parë nga policia.
Sipas burimeve ky operacion ka nisur që mbrëmjen e djeshme, ku jane kontrolluar dhe shoqëruar disa persona në disa ambjente si lokale, në të cilët policia dyshon që luhen lojëra fati. Policia e Shtetit dhe FNSH prej disa ditësh kanë nisur një aksion, objektiv i të cilit janë automjeteve luksoze, personat e shpallur në kërkim dhe personat e skeduar më parë nga policia.