Flash

Sirenat e sulmit ajror në vend të kambanave të kishës. Çifti martohet teksa Rusia pushton (VIDEO)

Lapsi.al 25 February 2022
Sirenat e sulmit ajror në vend të kambanave të kishës.

Pasi Rusia pushtoi Ukrainën në orët e para të mëngjesit, ukrainasit u nisën për të marrë furnizimet bazë, për të ikur nga vendi dhe për t'u martuar.

Nuk ishte dita e dasmës që ata parashikuan, por ndërsa Rusia sulmoi vendin e tyre të enjten, Yaryna Arieva dhe partneri i saj Sviatoslav Fursin nxituan të martoheshin me zhurmën e sirenave të sulmit ajror që kumbuan në veshët e tyre.

"Ishte shumë e frikshme," tha pwr CNN Arieva, e cila u martua me partnerin e saj në manastirin e St Michael në Kiev.

Çifti kishte planifikuar të martohej më 6 maj dhe të festonte në një restorant me një "tarracë shumë, shumë të lezetshme" me pamje nga lumi Dnieper.

Por gjithçka ndryshoi kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një operacion ushtarak në Ukrainë të enjten, dhe sulmi filloi disa orë para agimit me një seri sulmesh raketore.

Ai u përhap shpejt në të gjithë Ukrainën qendrore dhe lindore ndërsa forcat ruse sulmuan vendin nga tre anët, duke përmbysur jetën e dhjetëra miliona ukrainasve.

'DO TË LUFTOJMË PËR TOKËN TONË'

Çifti, i cili u takua në tetor 2019 në një protestë në qendër të Kievit, vendosën të martoheshin sepse nuk janë të sigurt se çfarë do të rezervoje e ardhmja per to.

"Situata është e vështirë. Ne do të luftojmë për tokën tonë," tha Arieva. "Ne ndoshta mund të vdesim, dhe ne thjesht donim të ishim bashkë para gjithë kësaj."

©LAPSI.AL

Të këshilluara

A do të jetë Rusia pjesë e Eurovision

Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe e gjithë bota është shqetësuar, megjithatë kjo nuk duket si diçka që do ta pengojë Rusinë që të marrë pjesë në festivalin e famsh...

13:59

Jennifer Lawrence nënë për herë të parë

Jennifer Lawrence është bërë nënë për herë të parë! Aktorja fituese e çmimit “Oscar” mirëpriti fëmijën e saj të parë në Los Angeles County, sipas të dhënave pu...

10:09

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI