Flash

Viola Davis në rolin e Michelle Obama në serialin “The First Lady”

Lapsi.al 24 February 2022
Viola Davis në rolin e Michelle Obama në serialin “The First

Për ata që pyesin, po, edhe një nga aktoret më të dekoruara moderne të Amerikës ende merr ‘flutura në stomak’ kur vendos të kryej një rol të ri, veçanërisht kur ajo luan një nga gratë më ikonike në historinë amerikane.

Në një bisedë me mediat të mërkurën, aktorja fituese e çmimit Oscar, Viola Davis tha se luajtja e ish-zonjës së parë, Michelle Obama në serialin e ardhshëm “The First Lady” përfshin “një sasi të madhe frike”.

Obama është një nga tre zonjat e para të portretizuara në serial.

Si aktorja e vetme që luan zonjën e parë (që është ende gjallë), Davis u pyet nëse ndjente presion duke e ditur se Obama mund të shihte punën e saj.

Davis tha jo vetëm që ajo e pranon këtë fakt, por “të mban zgjuar natën“.

“Ju nuk doni t’i ofendoni ata me portretizimin tuaj. Por, për t’iu përgjigjur pyetjes: Tmerruese.“- u shpreh aktorja

Davis u sfidua të portretizonte jo vetëm gruan që njerëzit panë para kamerës, por gjithashtu të vinte në performancë thelbin e saj.

“Ajo dukej si një pemë me rrënjë, një pemë lisi me rrënjë,” tha ajo. “Nuk kishte asgjë tek ajo që ndihej dytësore, ose se ajo mund të fshihej pas imazhit të burrit të saj. Ajo dukej absolutisht si një person që ka një ndjenjë të vetvetes.“- u shpreh ajo.

Të këshilluara

Mc Kresha baba për herë të dytë

MC Kresha është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm të estradës. Reperi i njohur e ruan me fanatizëm jetën private, duke dashur të ndajë me publikun vetë...

10:09

Avioni i Elton John pëson defekt në ajër

Sir Elton John kaloi një dramë të tmerrshme, pasi aeroplani i tij privat filloi të shfaqte probleme gjatë fluturimit. Këngëtari 74-vjeçar i “Candle In The Wi...

11:09

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI