Flash

Seanca plenare/ Deputetët kërkojnë ndryshimin e rendit të ditës, dënojnë agresionin rus

Lapsi.al 24 February 2022
Seanca plenare/ Deputetët kërkojnë ndryshimin e rendit të

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në seancë plenare ditën e sotme. Jo të paktë kanë qenë ata që kanë kërkuar një ndryshim të rendit të ditës, për të adresuar sulmin rus ndaj Ukrainës. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit tha se vendi ynë duhet të ketë një qëndrim të qartë për agresionin rus në Ukrainë pasi Shqipëria si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë në OKB dhe gjithashtu pjesë e NATO-s duhet të shkëputet nga aktualiteti politik dhe të fokusohet për situatën e luftës në Ukrainë. Basha dënoi me forcë agresionin rus në Ukrainë, duke kujtuar gjithashtu atë që bëri Millosheviç ndaj shqiptarëve në 1999.

“Kemi detyrimin tonë moral së pari në raport me aleatët tanë në NATO dhe me një vend që është zgjuar nën agresioni  rus. Dhe së dyti me detyrimet tona të bëjmë një qëndrim të qartë dhe të paekuivok për agresionin e Rusisë kundër sovranitetit të Ukrainës. Ndaj do të kemi mjaftueshëm kohë për të bërë përballjen e të vërtetave të dhimbshme që kanë dalë hapur sic nuk u mbuluan as dje. Por nga ana tjetër tani kemi fakte me prova për SPAK. Dua për një moment të shkëputemi qoftë nga rendi i ditës dhe të shpreh në emër të PD dhe opozitës dhe jam i bindur në çdo emër të shqiptar, dënimin pa ekuivok në terma më të ashpra të agresionit të Vladimir Putin dhe regjimit të tij. Bëjmë thirrje për një qëndrim të shpejtë kundër këtij agresioni nga OKB, NATO dhe nga BE. Në dy organizatat e para Shqipëria ka tashmë një zë të vençantë, si anëtare e përkohshme këshillit të sigurimit dhe NATO Shqipëria duhet ta thotë fort zërine3  saj. Ajo para së cilës ndodhemi nuk ndryshon në ramin njerëzore që po përjeton populli i Ukrainës atë që përjetuam ne në 99 agresionin e  Millosheviç kundër shqiptarëve në Kosovë", tha Basha. 

Edhe deputeti Tritan Shehu që në nisje të seancës kërkoi ndryshimin e rendit të diskutimit. Shehu tha se duhet të hartohet një rezolutë, pasi Shqipëria dhe rajoni janë gjithashtu të kërcënuar nga agresioni rus.

Edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka qenë një linjë me opozitën sa i takon dënimit të sulmeve ruse në Ukrainë. Spiropali ka thënë se qeveria shqiptare do të qëndrojë në krahë të vendeve partnere në BE, NATO-s dhe SHBA-së në këtë situatë të paprecedentë në Ukrainë.

“Jemi dakord me qëndrimin e opozitë dhe u siguroj se qeveria shqiptare dhe shteti shqiptar janë pranë anëtarëve tonë në NATO dhe janë në koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë për këtë agresion të papranueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI